• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIRIMI I ZYRAVE/ Gjykata pushon çështjen, FRD dhe Meta humbasin betejën ligjore
Home
Politikë

LIRIMI I ZYRAVE/ Gjykata pushon çështjen, FRD dhe Meta humbasin betejën ligjore

23 March, 2021 s.autor Politikë

Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës. FRD ka kërkuar nëpërmjet deklaratave publike dhe komunikimit shkresor që Bashkia Tiranë të mos ndërmarrë asnjë veprim për lirimin e ambienteve në pronësi të saj, deri në shqyrtimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit nga gjykata administrative e shkallës së parë, Tiranë.

Në seancën e sotme, FRD ndonëse kishte kërkuar me ngul që të pezullonte vendimin e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave, para gjykatës pa asnjë argument ligjor ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme.

Pas tërheqjes së gjykatës për marrjen e një vendimi, Gjykata Administrative nuk e pranoi kërkesën e FRD, pasi mungon baza ligjore për një kërkesë të tillë. Duket qartë që nga kërkesat e paraqitura para gjykatës për shtyrjen e seancës gjyqësore dhe më pas heqjen dorë nga kërkesa për marrjen e sigurimit, Kryetari i Frymës së Re Demokratike dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kanë humbur betejën ligjore me Bashkinë e Tiranës. Në përfundim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi pushimin e gjykimit të çështjes.

Siç duket, Presidenti i Republikës është i përgatitur për beteja dhe konfrontime fizike, por kurrsesi për beteja ligjore në respektim të shtetit të së drejtës. Pak ditë më përpara, Bashkia e Tiranë kërkoi nga FRD lirimin e ambienteve në pronësi të saj, pas përfundimit të kontratës dhe qenien në kushtet ligjore për të mos përfituar ligjërisht të drejtën për mbajtjen e këtyre zyrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Gratë me këtë gjendje kanë më shumë të ngjarë të infektohen me koronavirus
Previous article E RËNDË NË FIER/ Gjendet i mbytur në pus një i moshuar, dyshohet se...

s.autor

Postime të ngjashme

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT