• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIRIMI I PENGJEVE NGA HAMASI/ Netanyahu: Moment i lumtur, e prisnim prej kohësh
Home
Nderkombetare

LIRIMI I PENGJEVE NGA HAMASI/ Netanyahu: Moment i lumtur, e prisnim prej kohësh

25 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Katër gratë izraelite që u liruan sot, pas 15 muajsh robëri në Rripin e Gazës, janë “në gjendje të qëndrueshme”, njoftoi spitali në të cilin u dërguan, pranë Tel Avivit, pasi ato iu nënshtruan analizave të para mjekësore.

“Jam e lumtur t’ju them se gjendja e tyre është e qëndrueshme,” u tha gazetarëve Dr. Lena Coren Feldman, drejtoresha e asociuar e Qendrës Mjekësore Rabin.

“Siç pritej, mbajtja e tyre e gjatë në kushte të vështira është evidente ”, shtoi doktoresha.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti kthimin e katër grave, të cilat ishin rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023.

“Është një moment shumë i lumtur , të cilin e kemi pritur për një kohë të gjatë,” tha Netanyahu në një telefonatë me prindërve të njërës prej katër grave ushtarake izraelite të liruara.

Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA do të vazhdojë përpjekjet në bashkëpunim me Izraelin, “për të çliruar të gjithë pengjet” që mbahen ende në Gaza.

Duke përshëndetur lirimin e katër grave, qeveria amerikane shtoi se qëllimi i saj është “paqja në të gjithë rajonin”.

Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi sot katër gra ushtare izraelite që mbante peng prej tetorit të vitit 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë, kjo në përputhje me marrëveshjen që i dha fund luftimeve rreth 15 mujore në Gazë.

Katër pengjet izraelite u transportuar me automjete të Kryqit të Kuq tek forcat izraelite.

Menjëherë pas kësaj, autobusë me të burgosur palestinezë u panë duke u nisur nga burgu ushtarak izraelit ‘Ofer’ që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor. Shërbimi i Burgjeve të Izraelit tha se ishin liruar 200 persona.

Këto zhvillime u përshëndetën nga izraelitë të mbledhur në Tel Aviv e palestinezë të mbledhur në Ramallah. Ky është shkëmbimi i dytë sipas marrëveshjes së armëpushimin, pas të parit që ndodhi më 19 janar.

Marrëveshja parashikon që Hamasi të lirojë 33 gra, fëmijë, të moshuar, të sëmurë apo pengje të plagosur, gjatë një faze të parë gjashtëjavore, ndërsa Izraeli do të lirojë në këmbim, 30 të burgosur për çdo civil të liruar dhe 50 për çdo ushtar.

Katër ushtaret izraelite të liruara të shtunën – Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag – u morën peng më 7 tetor të vitit 2023 ndërsa ndodheshin në një postë ushtarake vëzhgimi pranë Gazës. Sulmi terrorist i grupit të militantëve të Hamasit brenda territorit izraelit u bë shkak për fillimin e luftës në Gazë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË GARAZHIN TE KOMUNA E PARISIT/ Lëndohen katër persona, mes tyre dy fëmijë dhe një e moshuar
Previous article ZJARRI TEK PALLATI 8-KATËSH/ Reagon Mbrojtja Civile: Vihen nën kontroll flakët! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT