• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIRIMI I NASER GASHIT/ Gjykata zbut masën për shefin e komisariatit të Kukësit
Home
Breaking News

LIRIMI I NASER GASHIT/ Gjykata zbut masën për shefin e komisariatit të Kukësit

24 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimet për lirimin nga ambientet e komisariatit të Kukësit të kosovarit Naser Gashit, janë zhvendosur në prokurorinë e Lezhës. Pak kohë më parë prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskopetencën për procedimin penal në ngarkim të shefit të komisariatit të Kukësit Agim Basha, Ferdinand Gjeta, Kujtim Spahia dhe Shkëlzen Ibaj. Të katër personat vijojnë të hetohet nga prokuroria e Lezhës dhe çështja po administrohet nga prokurori Erjon Shehaj. Ndryshe nga sa njoftuan disa media online se çështja është pushuar, prokuroria e Lezhës bëri me dije për “Shqiptarja.com” se çështja është nën hetim dhe shumë shpejt përgjegjësit do dërgohen në gjykatë. Burime pranë kësaj prokurorie thanë se pak kohë më parë është liruar nga masa e “arrestit në burg” në mungesë Agim Basha, ndaj të cilit gjykata vendosi masën e detyrimit për paraqitje.

Ndaj katër policëve ka nisur një hetim sipas të cilit me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg. Naser Gashi, kërkohej nga drejtësia shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim. Mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë “Audi” duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë. Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nënshtruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumente identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumente, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Por edhe pse u bë identifikimi që personi i shoqëruar nuk ishte Saimir Bula por i shumëkërkuari Nasër Gashi, me një urdhër të dyshimtë Prokurorja Rita Gjati firmosi urdhrin e lirimit të menjëhershëm, vendim i cili u ekzekutua nga Policia në datë 18 tetor. Si për ndalimin por edhe për lirimin e trafikantit, Policia e Kukësit nuk dha asnjë njoftim për mediat, duke e nisur që në atë kohë fshehjen e kësaj ngjarjeje. Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, bëri “kurban” zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili u pezullua nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Por pas hetimeve prokuroria lëshoi urdhr arrestet për drejtuesit e komisariatit të Kukësit. Naser Gashi rezulton se është dënuar nga gjyqtarja Nertila Kosova, më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA POLITIKE/ Kreu i KQZ-së: Politika është pushtuar nga impasi dhe palëvizshmëria
Previous article "ÇFARË FIGURE FISNIKE"/ Besa Kokëdhima shpreh publikisht vlerësimin për gazetarin e njohur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT