• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIRIMI I DY PENGJEVE NGA HAMASI/ Reagon Biden: S’do ndalemi derisa t’i lirojmë të gjithë
Home
Botë

LIRIMI I DY PENGJEVE NGA HAMASI/ Reagon Biden: S’do ndalemi derisa t’i lirojmë të gjithë

21 October, 2023 s.autor Botë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për lirimin e dy pengjeve amerikane mbrëmjen e sotme nga Hamasi.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai tha: “Bashkëqytetarët tanë kanë duruar një provë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit dhe jam shumë i lumtur që ata së shpejti do të ribashkohen me familjen e tyre, e cila është përfshirë nga frika”.

Biden tha se ata do të kenë “mbështetjen e plotë” të qeverisë amerikane ndërsa të shërohen plotësisht. Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Katarit për angazhimin e tyre në punën për lirimin e pengjeve dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet për të siguruar lirimin e atyre që janë ende të mbajtur.

“Siç u thashë atyre familjeve të pengjeve kur fola me ta javën e kaluar, ne nuk do të ndalemi derisa të marrim të afërmit e tyre në shtëpi’”, tha Biden, raporton SkyNews.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha të premten se lirimi i pengjeve amerikane vjen pas shumë ditësh komunikimi të vazhdueshëm me të gjitha palët. Majed al Ansari tha gjithashtu se shpresonte se dialogu do të çonte në lirimin e të gjithë pengjeve civile nga çdo kombësi.

Nënë e bijë Judith dhe Natalie Raanan u liruan mbrëmjen e sotme nga Hamasi, pasi ishin marrë peng nga militantët më 7 tetor. Këto të fundit thanë se pengjet u lanë të lira për “arsye humanitare”, sepse nëna ishte në gjendje të rënduar shzëndetësore. Sipas familjes së tyre, Raanans janë nga zona e Çikagos dhe kishin vizituar të afërmit në kibbutz të Nahal Oz në jug të Izraelit kur u sulmua nga Hamasi.

Ata u dorëzuan në kufi dhe aktualisht janë në rrugën e tyre për në një bazë ushtarake izraelite për t’u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DIELËN MARATONA E TIRANËS/ 4 hapa si të jeni pjesë e saj edhe pa vrapuar
Previous article AKSIDENT FATAL NË AKSIN RROGOZHINË-LUSHNJË/ Furgoni përplas për vdekje një grua, po kalonte trafikndarësen e betonit

s.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet Botë

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT