• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lirimi i Genc Tafilit, Prokuroria: Lirimi, në kundërshtim të hapur me ligjin
Home
Aktualitet
Kronikë

Lirimi i Genc Tafilit, Prokuroria: Lirimi, në kundërshtim të hapur me ligjin

7 November, 2017 xhesi.editor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Krujës ka reaguar në lidhje me vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha që ka lënë të lirë Genc Tafilin, të dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Komisarit të Policisë, Arben Zylyftar:

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kërkesen e të dënuarit Genci Tafili i cili vuante dënimin ne IEVP Fushe-Kruje per lirim para kohe me kusht dhe ka urdheruar lirimin e tij te menjehereshem nga vendi i vuatjes se denimit duke e urdheruar ate qe te mbaje kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves Kruje.

Prokuroria e Krujës vlerëson vendim i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje eshte marre ne kundershtim te hapur me ligjin dhe se perben shkak qe nese cmohet si i tille edhe nga ju te informohet Keshilli i Larte i Drejtesise per te verifikuar veprimtarine ne kundershtim me ligjin te gjyqtares per kete rast.

I denuari Genci Tafili qe eshte liruar me kusht ka qene duke vuajtur denimin per vepren penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c te K.Penal, konkretisht behet fjale per vrasjen e Drejtorit te Policise se Shkodres, Arben Zylyftari dhe i kishin mbetur per te vuajtur me shume se tre vjet burgim.

Megjithese ai rezulton te jete nje person me rrezikshmeri te larte , as kjo rrethane dhe as rrethanat e tjera te parashikuara ne ligj nuk jane marre ne konsiderate nga gjyqtarja ne fjale.

Neni 64 i K.Penal , “ Lirimi me kusht “ , parashikon shprehimisht se “ ….. nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarin perserites per krime te kryera me dashje si dhe per te denuarit per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i trete nenit 100 te K.Penal”.

Ne rastin konkret megjithese dispozita ndaluese per nenin 79/c eshte nje dispozite urdheruese dhe per kete shkak prokurori ne seance ka kerkuar qe te rrezohej kerkesa e te denuarit , ne menyre flagrante Gjykata e ka injoruar kete pengese ligjore dhe ne shkelje te plote te ligjit ka urdheruar lirimin e tij.

Vendimi i Gjykates eshte ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje qe te nesermen e dhenies se tij dhe ne do te vazhdojme te ndjekim ne vazhdimesi ecurine e procesit. Bashkelidhur ju dergojme edhe nje kopje te ankimit penal drejtuar Gjykates se Apelit Tirane.

© SYRI.net

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I mohuan vizën amerikane/ Reagon Vangjush Dako, ja e vërteta
Previous article Korçë/ Plagoset me thikë 14 vjeçari

xhesi.editor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT