• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIRIMI I DURIM KEÇIT/ Avokati i tij: Bëri njohje të vendimit të gjykatës italiane, ja çfarë rezultoi
Home
Aktualitet
Kronikë

LIRIMI I DURIM KEÇIT/ Avokati i tij: Bëri njohje të vendimit të gjykatës italiane, ja çfarë rezultoi

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati i Durim Keçit, i konsideruar i forti i Shijakut, ka folur për lirimin e klientit të tij. Në një intervistë për “News 24”, avokati penalist nga Durrësi Ilia Ilia është shprehur se klienti i tij bëri njohje të vendimit të marrë nga drejtësia italiane.

“Në njohje të vendimit nga gjykata e Durrësit rezultoi se Keci e kishte kryer dënimin për të cilin u akuzua dhe u dënua nga drejtësia italiane”, tha avokati.

Ilia Ilia thekson se klienti i tij ishte një prej 165 personave nga Shijaku të arrestuar brenda një nate nga drejtësia italiane në kuadër të operacionit të koduar “Kanun”.

“Të gjithë të arrestuarit e të dënuarit e drejtësisë italiane nuk kanë patur gjykim të drejtë”, tha avokati mbrojtës.

Avokati Ilia Ilia tregon edhe si u përllogarit dënimi për klientin e tij që fitoi lirinë rreth tre javë më parë.

“Klienti im ishte dënuar me 9 vite e 7 muaj burg nga gjykata italiane, dhe klienti im bëri njohje të vendimit. Gjykata shqiptare e njohu dënimin në masën 8 vite e 9 muaj burgim, kjo pasi vendimi kishte përmbajtje raciste, nuk i qëndron provave. Durim Keçi është liruar më 19 dhjetor të 2005. Ka kryer 8 vite e 9 muaj burgim”, tha avokati Durim Keçi.

Sipas tij, pala italiane është tërhequr nga ekstradimi i personave të shpallur në kërkim nga Interpoli, duke lënë në fuqi njohjen e vendimit nga gjykata shqiptare.

Në tre muajt e fundit të 2017 në Durrës u arrestuan 9 persona për llogari të drejtësisë italiane.

“Asnjë prej tyre nuk është ekstraduar deri tani në Itali, pasi pala italiane nuk dëshiron që të dënuarit shqiptarë të vuajnë dënimin atje, por mjaftohet me njohjen e dënimit nga gjykata shqiptare”.

Avokati mbrojtës Ilia Ilia i ka kujtuar gjykatës operacionin e policisë italiane të quajtur “Kanun” në zonën e Bergamos në Itali, ku brenda një nate u arrestuan rreth 140 banorë të Shijakut, që sipas tij u montua një gjyq manipulator dhe diskriminues ndaj shqiptarëve aso kohe. Avokati i kërkoi gjykatëses të lërë të lirë klientët që sipas tij nuk paraqesin rrezikshmëri, asnjë rrezikshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRANGA I SHPALLURI/ "Iu merrte paratë për t'ju dhënë apartamente", 55-vjeçari arrestohet nga policia
Previous article Më në fund! I thoni lamtumirë dhimbjes së kokës pa pasur nevojë për ilaçe (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT