Kryeministri Edi Rama është në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin Hahn.
ERTV Live😊: Konferencë e përbashkët për media, pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin Hahn 🇪🇺🇦🇱
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 9. November 2017
Gjatë një konference për mediat me komisionerin Johanes Hahn, kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka arritur sukses në luftën kundër kanabisit dhe krimit qe meriton hapjen e negociatave me BE për anëtarësimin. Rama u shpreh se ka nisur edhe zbatimi i vettingut.
Rama bëri të ditur gjithashtu se në fillim të dhjetorit do të takohet me presidentin e KE Jean-Claude Juncker.
“Duke sjellë dhe mesazhet inkurajuese për vendet tona nga presidenti Junckner të cilin me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme. Komisioneri ndoshta do të flasë me detaje, mua më takon ta falënderoj për mbështetjen e posaçme, të tijën, të ekipit të delegacionit të BE-së një proces ku na takon të provojmë progresin me fakte, por ku nuk jemi vetëm sepse kemi një mbështetje të qartë dhe të konsoliduar”, deklaroi Rama.
Ndërkaq Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai theksoi se BE pret rezultatet e para të implementimit të vettingut, ndërsa përsëriti se 5 prioritetet kyçe, mbeten thelbësore.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, komisioneri u shpreh se vendi ynë ka bërë progres në luftën kundër trafikimit të drogës, si dhe në uljen e numrit të azilkërkuesëve në vendet e BE, dhe kjo është një arritje tjetër e madhe, theksoi Hahn.
“Një nga rezultatet e para është ai që njihet si procesi i vettingut dhe unë pres që rezultatet e para t’i shohim në fillim të vitit. Ecuria dhe progresi me 5 prioritetet kyçe, është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara”
Komisioneri vlerësoi se të gjitha këto janë në rrugën e duhur. Shqipëria është në rrugën e duhur, tha ai më tej.
Hahn shprehu gjithashtu angazhimin e BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.
“Duke u bazuar tek fjalimi i Junker, për të ardhmen e të gjithë vendeve të Ballkani Perëndimor, ne do të nxjerrim një strategji për të gjitha vendet, dhe do të ketë edhe një samit të këtyre vendeve, në maj të 2018 -ës. Kjo tregon qartë angazhimin e BE, në lidhje me të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Sipas Hahn “aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar i mbështetur nga të gjithë faktorët, partitë politike, qytetarët e media, i gjithë vendi duhet të jetë i bashkuar” .


