• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“LIRI A VDEKJE”/ Shfaqet filmi premierë i restauruar në 4K
Home
Kulturë

“LIRI A VDEKJE”/ Shfaqet filmi premierë i restauruar në 4K

28 September, 2025 s.autor Kulturë

Një ndër veprat më të njohura dhe monumentale e kinemasë shqiptare, që sjell në ekran heroizmin e Çerçiz Topullit dhe luftën e Mashkullorës, simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi, filmi “Liri a vdekje” është shfaqur i restauruar në kinema “Millenium” mbrëmjen e kësaj të shtune.

Me regji të Ibrahim Muçajt e Kristaq Mitros, filmi përcjell jo vetëm betejën kundër pushtimit, por edhe forcën shpirtërore të një populli që refuzoi të përkulej.

Me shfaqjen e premierës së restauruar, më në fund vihet në vend dëshira e dy regjisorëve, të cilët donin që “Liri a vdekje” të ishte një seri e vetme, si çdo film kinematografik. Mirëpo një gjë e tillë nuk u lejua nga vendimmarrësit e kohës, pasi filmi duhej të zgjatej e të jepej në dy seri, për shkak të realizimit të planit të vitit 1979.

Filmi është shkruar nga skenaristi Vath Koreshi dhe me muzikë të kompozitorit Kujtim Laro. Roli i Çerçiz Topullit, i interpretuar në këtë vepër madhore, prej aktorit Timo Flloko, është ndër interpretimet më të spikatura të kinemasë shqiptare, ku bëhet fjalë për figurat historike të Rilindjes dhe të Luftës për Pavarësi.

Gjatë premierës së filmit, të pranishëm ishin aktorët Timo Flloko, Kastriot Çaushi, Nikolla Llambro dhe piktori i filmit, Arben Basha.

“Njerëzit e shquar të këtij produksionit këtij filmi nuk janë më. I bëj homazh që nga skenaristi i shquar Koreshi, autori i skenarit të këtij filmi, dy regjisorëve Ibrahim Muçoj dhe Kristaq Mitro, kompozitorit të madh Kujtim Laro dhe shumë e shumë të tjerëve. Petraq Lubonjës si operator, Kadri Roshit të pazëvendësueshëm.  Po fillove me emra, gjithmonë mbetet diçka mangut.”, – tha aktori Timo Flloko.

“Më ka marrë malli për këta trima, që për katër muaj luftuam, vërtetë luftuam që të sjellim këtë që do të shikojmë sonte të restauruar. Unë uroj me gjithë shpirt Arkivin e Filmit, që merret me restaurimet, sepse është një pasuri e jashtëzakonshme.”, – u shpreh aktori Nikolla Llambro.

Restaurimi i këtij filmi është projekti i radhës i restaurimit i realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me mbështetjen e programit “Sezoni i Filmave Klasikë” të ACE – Association des Cinémathèques Européennes.

“Mos gaboj duhet të jetë filmi i 17 që është restauruar dhe kjo është një punë pasuese sepse e nisi drejtoresha që ishte përpara meje zonja Marinela Ndria, që do të jetë në sallë dhe kështu drejtor pas drejtori pasojnë restaurimet e radhës. Ndoshta i radhës do jetë ‘Ballë për ballë’. Edhe filmin e animuar do e prekim pak më shumë.”, – bëri me dije drejtori i AQSHF-së, Eljan Tanini.

“Restaurimi digjital i “Liri a vdekje” është kryer në studiot e “Augustus Color” në Romë me elementet origjinalë të skanuara në 4K në AQSHF.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME PISTOLETË NË ÇANTË/ Arrestohet 27-vjeçari që qarkullonte i armatosur në Tiranë (EMRI)
Previous article VRASJA E ITALIANIT NË TEPELENË/ Identifikohet autori i dyshuar i krimit! Policia aksion për kapjen e tij

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT