“Rino është aq shumë i lidhur me klubin sa do të jepte gjithçka në botë vetëm për të krijuar situatën për rikthimin e këtij Milani”, deklaroi ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, i sigurtë se Gattuso është tekniku i duhur për të zgjidhur fatin e kuqezinjve, që në kampionat pësuan disfatën e fundit në radhë nga Atalanta, në shtëpi.
“Ka shumë gjëra për të bërë që një skuadër të funksionojë. Nga aspekti psikologjik, mungon bindja dhe vetëvlerësimi. Mundesh dhe humbet në vështirësitë e para dhe nëse ka një person që mund të trasmetojë sinjale reaguese te skuadra, atëherë ai është Rino Gattuso”, deklaroi për “Raisport” ish-trajneri i Inter dhe Juventus, që vlerëson gjithashtu punën e bërë nga trajneri Simone Inzaghi në drejtimin e Lazios.