• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Linja 400 kv me Maqedoninë, qeveria i hap rrugë tenderit. Çfarë parashikon projekti
Home
Ekonomi

Linja 400 kv me Maqedoninë, qeveria i hap rrugë tenderit. Çfarë parashikon projekti

20 April, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Shqipëria pritet që shumë shpejt t’u hapë rrugë procedurave për përzgjedhjen e kompanisë fituese që do të zbatojë projektin e ndërtimit të linjës 400 kilovolt me Maqedoninë. Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi në janar se nënshkroi kontratën e konsulencës me konsulentin gjerman “Fichtner GmbH dhe Co. KG” që do të asistojë këtë institucion përgjatë dy fazave.

Përgjatë fazës së parë 12-mujore do të bëhet përgatitja e projektit dhe fazës së tenderimit, kurse përgjatë fazës së dytë 24-mujore do të zbatohet projekti në dy lote. Me një vendim të veçantë në fillim të muajit prill, Komisioni i Ndihmës Shtetërore, që ka në përbërje tre anëtarë, me kryetar ministrin e Financave dhe Ekonomisë, ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore për projektin “Linja 400 kv e transmetimit Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë.

Garancia shtetërore është dhënë në funksion të kredisë së siguruar nga banka gjermane KfW me një vlerë 50 mijë euro. Kjo garanci siguron 100% të kësaj kredie e cila ka jetëgjatësi 12-vjeçare me një normë fikse 1.25%. Është pikërisht garancia që jep qeveria, që i siguron në këtë rast OST, që është marrësi i kësaj kredie, interes të favorshëm.

“Investimet në infrastrukturën e energjisë si ky projekt karakterizohen nga dështimet e tregut, të cilat lidhen me problemet e koordinimit. Kjo do të thotë që, nga njëra anë, interesat e ndryshëm mes investitorëve, pasiguria në lidhje me rezultatin final dhe efektet në rrjetin e energjisë mund të pengojnë zhvillimin e një projekti; dhe nga ana tjetër, ky projekt mund të gjenerojë eksternalitete pozitive, nga ku kostot dhe përfitimet e infrastrukturës mund të gjenerohen në mënyrë asimetrike midis aktorëve të ndryshëm të tregut dhe vendeve të përfshira.

Probleme të tilla nuk mund të korrigjohen nëpërmjet financimit të projektit vetëm me anë të vendosjes së tarifave. Prandaj, ndihma shtetërore është e nevojshme për të përballuar këto dështime në treg” thuhet në autorizimin e lëshuar nga Komisioni.

E ndërsa Shqipëria ende nuk ka nisur procedurat e prokurimit për ndërtimin e linjës së re 400 kilovolt, duket se Maqedonia, nga ana e saj, ka avancuar disi më shumë, duke hapur këto procedura disa muaj më parë. Qeveria ka deklaruar se kostoja totale e projektit është 70 milionë euro dhe financimi i tij është siguruar nga Bashkëpunimi Gjerman Shqiptar i Zhvillimit, ku Qeveria Gjermane, tashmë ka angazhuar fonde për një kredi të zhvillimit deri në 50 milionë euro për qeverinë e Shqipërisë. Përveç kësaj, për të mbuluar financimin e plotë të projektit, është vënë në dispozicion një grant nga WBIF prej 13.7 milionë eurosh. Qeveria pritet të financojë nga fondet e saj rreth 5 milionë euro.

Çfarë parashikon projekti i Linjës 400 kv
Referuar projektit me kosto 70 milionë euro, parashikohet që të ndërtohet linja ajrore 400 kV, Elbasan Manastir, afërsisht 151 km, 56 km në territorin shqiptar. Po kështu, zgjerimi i nënstacionit 40 kV, me zbarrë dyfishe 40 kV, dalje të re linje 400 kV dhe një shunt-reaktor 120 MVAr, ndërtimi i linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan– Fier, rreth 70 km, si dhe dy dalje linje 400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier. Në fund do të bëhet edhe zgjerimi i nënstacionit 220 kV Fier, 1×400 MVA dhe lidhja me rrjetin e transmetimit./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IMER MUSHKOLAJ/ Raporti i Krimit
Previous article Deputeti i PD-së: Tahiri makthi i Ramës, sa herë që shfaqet i kujton mëkatet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT