• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LINDIN DYSHIMET/ Tre mjekë rusë bien në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve
Home
Nderkombetare

LINDIN DYSHIMET/ Tre mjekë rusë bien në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve

5 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Tre punonjës të kujdesit shëndetësor të vijës së parë kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve në Rusi gjatë dy javëve të fundit, duke rritur vëmendjen e publikut për kushtet e punës në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Të tre incidentet, të cilat po hetohen nga autoritetet ruse,kanë nxitur diskutime të forta në shtypin rus dhe në mediat sociale.

Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën. Televizioni shtetëror lokal tha se ai ra nga dritarja e katit të dytë të spitalit Novousmanskaya, ku ai punonte. Alexander po merrte trajtim pasi rezultoi pozitiv me koronavirusi.

Shulepov u shtrua në spital më 22 prill, në të njëjtën ditë ai dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin postuan një video në internet duke thënë se Shulepov ishte detyruar të mos vazhdojë punën pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kosyakin kishte kritikuar më parë administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse në rrjetet e tij sociale dhe ishte marrë në pyetje nga policia për përhapjen e lajmeve të rreme.

Kosyakin konfirmoi këto detaje për CNN në një intervistë.

“Shulepov ishte në kujdes intensiv e me sa di ishte në një gjendje të rëndë. Herën e fundit që fola me të ishte në 30 Prill”, tha Kosyakin për CNN. “Ai filloi të ndiheshe mirë dhe po përgatitej të dilte nga spitali. Krejt papritur ndodhi kjo, nuk është e qartë pse dhe për çfarë. Kam shumë pyetje në kokë dhe nuk gjej asnjë përgjigje”, Kosyakin.

Shulepov ishte punëtori i tretë shëndetësor në Rusi që ra nga dritarja në dy javët e kaluara.

“Më 1 maj, Elena Nepomnyashchaya, mjeke e përkohshme në një spital në qytetin siberian të Krasnoyarsk, vdiq pasi kaloi një javë në kujdes intensiv”, tha në një deklaratë departamenti rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë.

Stacioni televiziv lokal TVK Krasnoyarsk raportoi në atë kohë që gjoja Nepomnyashchaya ra nga dritarja gjatë një takimi me zyrtarët rajonalë të shëndetësisë, gjatë së cilës ata diskutuan shndërrimin e klinikës në një strukturë koronavirusi.

Nepomnyashchaya u raportua se kishte kundërshtuar ato ndryshime për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse në spital. Departamenti i Shëndetit rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë mohoi këto pretendimet në një deklaratë, duke shtuar se spitali dhe stafi i tij janë të pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme .

Më 24 Prill, Natalya Lebedeva, drejtuese e shërbimit mjekësor të urgjencës në Star City, baza kryesore e trajnimit për kozmonautët e Rusisë, vdiq në një spital pas një rënie.

Spitali brenda Agjencisë Federale Biomjekësore deklaroi se “ndodhi një aksident tragjik”, pa e sqaruar.

Në deklaratë, spitali thoshte, “Ajo ishte një profesioniste e vërtetë në fushën e saj, duke kursyer jetë njerëzore çdo ditë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGË, ARMË DHE MUNICIONE/ Arrestohet i riu në Tiranë, kontrolli në banesë i zbulon tjetër arsenal
Previous article VJEN NJË LAJM I MIRË/ Identifikohet antitrupi që ndalon Covid-19 të infektojë qelizën

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT