• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIJA E MAJMUNËVE/ OBSH: Ja sa raste u konfirmuan gjatë muajit maj
Home
Jetë

LIJA E MAJMUNËVE/ OBSH: Ja sa raste u konfirmuan gjatë muajit maj

30 May, 2022 F.autor Jetë

LONDËR, 30 maj (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve jashtë Afrikës do të çojë në një pandemi, tha një zyrtar të hënën, duke shtuar se mbetet e paqartë nëse personat e infektuar që nuk shfaqin simptoma mund ta transmetojnë sëmundjen.

Më shumë se 300 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit – një sëmundje zakonisht e lehtë që përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe puçra në lëkurë të mbushura me qelb – janë raportuar gjatë muajit maj, kryesisht në Evropë.

OBSH-ja po vlerëson nëse shpërthimi duhet të klasifikohet si “një emergjencë e mundshme e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Një vlerësim i tillë, siç u bë për COVID-19 dhe Ebolën, do të ndihmonte në përshpejtimin e kërkimeve dhe financimit, për të frenuar sëmundjen.

E pyetur nëse ky shpërthim i lisë së majmunëve ka potencialin të shndërrohet në një pandemi, Rosamund Lewis, drejtuese teknike për linë e majmunëve me Programin e Emergjencave të Shëndetit të OBSH-së tha: “Nuk jemi të sigurtë, por nuk mendojmë se do të avancojë. Për momentin, nuk jemi të shqetësuar për një pandemi globale,” tha ajo.

 

 

Me prekjen nga virusi i lisë së majmunit, kohëzgjatja e shfaqjes së skuqjes së lëkurës njihet si periudha infektive, por ka informacion të kufizuar nëse ka ndonjë përhapje të virusit nga njerëz që nuk shfaqin simptoma, shtoi ajo.

“Ne vërtetë nuk e dimë ende nëse ka transmetim asimptomatik të lisë së majmunëve – treguesit në të kaluarën kanë qenë se kjo nuk është një veçori kryesore – por mbetet për t’u përcaktuar, tha ajo.

Lloji i virusit që sjell komplikacione vret një pjesë të vogël të të infektuarve, por deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

Shumica e rasteve janë shfaqur në Evropë dhe jo në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore ku virusi është endemik, dhe kryesisht nuk janë të lidhura me udhëtimin.

Prandaj, shkencëtarët po mundohen të përcaktojnë se çfarë mund të shpjegojë këtë rritje të pazakontë të rasteve, ndërsa autoritetet e shëndetit publik dyshojnë se ka një shkallë të transmetimit në komunitet.

Disa vende kanë filluar të ofrojnë vaksina tek njerëzit që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë Rusinë
Previous article FUNDI I NJË EPOKE/ E thotë Lewandowski: Koha ime te Bayern ka përfunduar

F.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT