• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ligue 1, “ndizet” gara për një vend në Champions League…
Home
Futboll

Ligue 1, “ndizet” gara për një vend në Champions League…

15 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Me Paris SG gjithmonë e më shumë të shkëputur në krye të Ligue 1, në Francë ka nisur një garë interesante për një vend në Champions League. Monaco dhe Lyon ndajnë vendin e dytë, 11 pikë larg kreut, me nga 42 pikë, një më shumë se Marseille, që mban vendin e katërt. Dy nga këto tre ekipe do të shkojnë në veprimtarinë prestigjioze.
Këtë mesjavë do të vazhdojë sfida në distancë, pasi të martën Monaco pret Nice, ndërsa Marseille pret Strasbourg. 24 orë më vonë, Lyon do të luajë në Guingamp.Image result for Florian Thauvin

Marseille po kalon një moment të mirë forme, ndërsa kundërshtari i tyre Strasbourg ka vështirësi pasi ka humbur në dy ndeshje radhazi, por më parë bëri një seri me gjashtë rezultate pozitive të njëpasnjëshme. Aktualisht, Strasbourg është goditur nga disa dëmtime, mes të cilëve portieri Bingourou Kamara. Strasbourg është në mesin e klasifikimit, por vetëm 5 pikë larg nga zona e rënies nga kategoria.

Nga ana tjetër, trajneri i Marseille, Rudi Garcia nuk duket shumë i interesuar për merkaton, por gjërat te skuadra e tij duhet të ndryshojnë. “Nuk e di nëse drejtuesit do të na sjellin ndonjë futbollist të ri, por unë mendoj se kemi një ekip që mund të jetë i suksesshëm dhe mund të përmirësohet ndeshje pas ndeshje. Ne duhet thjesht të bëjmë kujdes dhe të shpresojmë mos kemi dëmtime.”

Image result for Rudi Garcia

Marseille ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi në këtë sezon dhe mund të krehonet me faktin se nuk ka humbur asnjë nga 10 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha veprimtaritë. Në këto 10 ndeshje ata kanë shënuar 20 gola. Edhe Strasbourg është një ekip që shënon dhe pëson shumë. Mesatarja e golave në ndeshjet e fundit të kësaj skuadra është 2.8 gol/ndeshje. Strasbourg mund të krenohet me faktin se është e vetmja skuadër që ka mposhtur PSG në këtë sezon, ndërsa Marseille do të bazohet edhe një herë te forma e mirë që po kalon mesfushori 24-vjeçar Florian Thauvin, i cili ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 8 asiste në 20 ndeshje të luajtura sivjet.

Vlen për t’u përmendur se ndeshja e fazës së parë Strasbourg-Marseille është mbyllur 3-3. Në 32 përballje mes këtyre ekipeve në historinë e Ligue 1, Marseille ka fituar në 14 raste, ndërsa Strasbourg në 8 ndeshje. Mesatarja e golave të shënuar edhe në këtë rast ka qenë 2.8 gol/ndeshje.

Marseille do të synojnë fitoren dhe do të mbajë një sy nga ndeshja mes Monaco dhe Nice, me dëshirën që miqtë të marrin të paktën një pikë. Monaco vjen nga barazimi 0-0 kundër Montepellie, që ndali një ecuri prej katër fitoresh radhazi. Skuadra nga Principata ka marrë 13 pikë në 5 ndeshjet e fundit, e njëjta ecuri e Nice, që po shkëlqen duke rregulluar disi pozitat pas fillimit të dobët të kampionatit. Te Monaco është në dyshim prania e Radamel Falcao, autor i 15 golave në këtë kampionat. Vetëm Edison Cavani ka bërë më mirë se ai. Ndeshjet e kampionëve të Francës në fuqi kanë prodhuar mesatarisht 3.3 gol/ndeshje, ndërsa Nice e ka mesataren 2.8 gol/ndeshje.

Image result for Radamel Falcao

Sfida tjetër që do të luhet në mbrëmjen e së martës në Ligue 1, Bordeaux-Caen. Të dyja skuadrat janë shumë pranë në renditje, por miqtë qëndrojnë një shkallë më lart, pasi kanë një pikë më shumë, pas 20 ndeshjeve të para. Bordeaux e nisi kampionatin me shtatë ndeshje radhazi pa humbje, por në 13 ndeshjet e tjera është mposhtur 9 herë duke fituar vetëm 2, përfshi edhe suksesin në fundjavën e kaluar 1-0 kundër Troyes. Edhe Caen ka pasur vështirësi në ndeshjet e fundit me 1 fitore në 9 ndeshje.

Kjo skuadër ka sulmin më të dobët të kampionatit me vetëm 12 gola të shënuar, 50% e të cilëve mbajnë firmën e Ivan Santini, ndërsa Bordeaux mund të bazohet te forma e braziliani Malcon, futbollist i kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës, pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 5 asiste në 18 ndeshjet e luajtura sivjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 53 vjeç, por ish-"Zonja e Parë" e Amerikës është kaq seksi! (FOTO)
Previous article Reali në krizë të thellë, por Zidane fiton kontratën e re “galaktike”

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT