• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR USHQIMIN DHE SHËRBIMIN VETERINAR/ Çuçi: Reformim tërësor për AKU-në, garantojmë sigurinë…
Home
Politikë

LIGJI PËR USHQIMIN DHE SHËRBIMIN VETERINAR/ Çuçi: Reformim tërësor për AKU-në, garantojmë sigurinë…

2 February, 2020 k.autor Politikë

Ligji për Ushqimin dhe Shërbimin Veterinar do të ndryshojnë, si dhe do të bëhet një reformim tërësor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore në sistem. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa vizitoi në Korçë një prej thertoreve dhe fabrikave më të mëdha në vend të përpunimit të mishit, e cila është mbështetur gjithashtu me fonde nga AZHBR.

“Brenda muajit shkurt ne do të miratojmë në Parlament ndryshimet përkatëse në ligjin për Ushqimin, të cilat i hapin rrugë një reformimi tërësor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për ta kthyer këtë institucion nga një agjenci ku 60% të punës merret me kontrolle rutinë të kioskave, fast food-eve apo restoranteve në një agjenci që të garantojë sigurinë ushqimore në sistem, në mënyrë që të paraprijmë gjithë procesin e përafrimit të standareve tona me ato europiane”, tha ministri Çuçi, njofton zyra e shtypit e ministrisë së Bujqësisë.

Ndërkohë sa i përket ligjit për Shërbimin Veterinar, ministri tha se tashmë është miratuar në qeveri dhe pritet të kalojë për shqyrtim në parlament.

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Ushqimin, ndër të tjera do të kemi një strukturë të re brenda AKU-së që analizon të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të jetë i bazuar në analizë dhe statistika disa vjeçare.

“Synojmë një ridimensionim tërësor të shërbimit veterinar në Shqipëri. Këto janë procese që ne po i ndërmarrim në mënyrë që hap pas hapi të shkojmë drejt standardizimit të sigurisë ushqimore në Shqipëri me atë europiane”, tha ministri Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA VV-LDK/ Rama: Uroj të kemi bashkëpunim për shqiptarët. Pres me padurim që…
Previous article DEBUTON NË SPANJË/ Manaj shënon golin e parë me fanellën e Barcelonës, por ndëshkohet me... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT