• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR NXITJEN E PUNËSIMIT/ Hysi: Ja kategoritë që përfitojnë dhe kanë prioritet
Home
Intervista

LIGJI PËR NXITJEN E PUNËSIMIT/ Hysi: Ja kategoritë që përfitojnë dhe kanë prioritet

14 March, 2019 k.autor Intervista, Politikë

Ditën e djeshme Kuvendi i Shqiërisë ka votuar ligjin e ri të nxitjes së punësimit, që synon të krijojë shanse të barabarta punësimi për qytetarët, përmes programeve të integruara të aftësimit dhe punësimit të punëkërkuesve. E ftuar në studion e ERTV-së, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, sqaroi objektivat që do të përmbushen përmes këtij ligji si dhe kategoritë që do të mbështeten me prioritet për t’u punësuar.

“Ne kemi patur një ligj të nxitjes së punësimit që në vitin 1995, por ky ligj nuk i qëndronte aktualitetit dhe për më shumë nuk është zbatuar. Ligji i ri ka katër objektiva. E para t’i krijojë mundësi dhe shanse të barabartë për punësim qytetarëve shqiptarë. E dyta të ofrojë shërbime të punësimit, pra trajnime, këshillim, aftësim, për punësim. E treta, rrit përgjegjësinë e institucioneve publike të cilat nuk kanë më detyrë thjesht të deklarojnë vendet e lira të punës, por të ofrojnë edhe të gjithë formimin profesional të punëkërkuesve dhe e katërta është zgjerimi i rrethit të kategorive që përfitojnë nga programi i nxitjes së punësimit”, tha Hysi.

“Kategoritë që përfitojnë janë disa. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat në kuadër edhe të paktit për universitetin. E dyta janë të rinjtë nën moshën 29 vjeç pavarësisht pozitës së tyre sociale. Ligji i mëparshëm mundësonte nxitjen e punësimit për personat nën 18 vjeç, por bazuar në nevojat e tregut dhe të të rinjve për t’u aftësuar, mosha është rritur në 29 vjec. E treta, janë të gjithë kryefamiljarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuar. Më pas, kategoria e personave mbi 55 vjeç. Ka pasur një problem të madh. Personat që janë mbi 55 vjeç e lart, burra ose gra, pavarësisht se mund të jenë të kualifikuar dhe kanë përvojë, nuk i punësonte as privati dhe as publiku. Kjo kategori përfiton me ligjin e ri. Romët, egjiptianët, viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës gjithashtu, si dhe për herë të parë invalidët e punës, të cilët janë të aftë për punë të lehta”, shtoi Hysi.

Sipas saj, janë 29 mijë invalidë të punës që rezultojnë se janë të aftë për punë të lehta, që deri sot ishin lënë rrugës. Me këtë ligj të miratuar përfitojnë punësim dhe janë me përparësi këta persona. Për herë të parë përfshihen si përfitues edhe personat që nuk dëgjojnë. Të gjitha institucionet publike dhe ato private detyrohen me këtë ligj që 1 në 25 persona të të punësuarve të tyre, ta kenë nga kategoria e personave me aftësi të kufizuar.

Kush nuk mund ta bëjë këtë, është i detyruar që të derdhë çdo muaj, 100 përqind të pagës minimale në Fondin Social, fond i dedikuar për nevojat e personave me aftësi të kufizuar. Për ndërmarrjet me më shumë se 25 persona, 1 në 50 punonjës duhet të punësohet një individ me aftësi të kufizuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATAT PËR MUSOLININ/ Presidenti i PE-së, Tajani shkakton debate të forta
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET/ Brenda vilës super moderne të Ledri Vulës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT