• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR LOJËRAT E FATIT/ Shpërthen Braho: Berisha kryebixhozçiu. PD, kope politike e degjeneruar
Home
Politikë

LIGJI PËR LOJËRAT E FATIT/ Shpërthen Braho: Berisha kryebixhozçiu. PD, kope politike e degjeneruar

25 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Deputeti socialist Spartak Braho është pro ndryshimeve të pr/ligjit për lojërat e fatit.

Nga foltorja e Kuvendit, mesditën e sotme, Braho tha se me këtë pr/ligj maxhoranca parandalon piramidat e 1997.

“Maxhoranca me këtë pr/ligji po parandalon katrahurën ekonomiko financiare e ngjashme me   piramidat e viteve 1996- 1997. Jo vetëm sot vendimi i kuvendit por dhe më pas zbatimi i tij njëkohësisht dhe dita e sotme është ditë historike , arritje suksesi në qeverisjen e maxhorancës socialiste”

Braho thotë se po preken interesa të mëdha financiare të mafias kjo është dhe arsyeja që  deputetët kanë pasur presion të madh.

“Është vënë në dukje se ka pasur presion të madh për tiu kundërvënë për eliminimin e lojrave të bixhozit. Kjo pritej sa kohë që duke eliminuar bixhozin e lojrave të fatit, preken rëndë interesat e mëdha financiare të mafias që ushtrojnë për shumë vite këtë aktivitet, të grupimeve dhe individëve të caktuar që kanë fituar dhe fitojnë miliona nga ky lloj biznesi vesi, i ngjashëm me biznesin e prostitucionit.”

Deputeti nuk lë pa përmendur as opozitën dhe ish liderin e saj, Sali Berisha duke e etiketuar “kryebixhozçiu dhe kopeja e tij politike e degjeneruar”

“Nuk më çudit as rreshtimi i opozitës në këtë krah pasi kryebixhozçiu, akaparuesi si dhe përfituesi më i madh mbetet Sali Berisha, kopeja e tij politike i cili vazhdon po të jetë po ai si dikur me piramidat e 1996-1997. Kjo është arsyeja që ata nuk kanë ardhur sot në këtë seancë për të votuar ligjin. Kjo i demaskon si forcë politike regresive dhe e degjeneruar.”

Por Braho ka dhe vërejtjet e tij sa i takon ligjit dhe flet për një selektivitet të dyshimtë.

“Lidhur me objektin dhe shtrirjen dhe formulimin e ligjit gjë për të cilën i drejtohem dhe ministrit Ahmeti. Çështja është përse ne me ligj nuk jemi linear ndaj bixhozit të trajtuar si lojra fati, baste e j dhe ndaj disa aktiviteteve të ngjashme si lotaria dhe bingo kombëtare. Në përmbajtje them se ato janë e njëjta gjë.

Të thuash se do shikojmë më vonë ky është selektivet i dyshimtë. Pa qenë radikal në përmbajtje them se ato janë pothuajse e njëjta gjë. Mendoj se duhet menduar dhe për lotarinë kombetarë, dhe bingo në sensin që shteti dhe vetëm shteti të jetë prezent mbi to. Shembull janë organizimi i këtyre lojrave në disa vende europiane.

Është koha ta bëjmë këtë ndryshim. Gjithsesi kjo varet edhe nga qëndrimi që do të mbajnë propozuesit e projektit.”

Po kështu kërkon dhe masa më të ashpra dënimi dhe jo gjoba 5 mijë lekëshe

“Shkelësit e këtij ligji parashikohen në Kodin Penal dënimi me burg, ndoshta deri në tre muaj , ndërkohë që Franca e ka tre vjet. Duhet menduar ta bëjmë këtë korigjim. Si dhe korigjimin që përvec dënimit me heqje lirie të ketë gjobë, por jo gjoba 5 mijë lekëshe por të rënda.” 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIHANNA KRITIKON CARDI B/ I quan veshjet e saj “një gjë të shëmtuar ghetto-je” (FOTO)
Previous article PO HETONIN SHQIPTAREN PËR VJEDHJE NË ITALI/ Në burg përfundon burri

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT