• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR KODIN PENAL/ Balla: Ndryshime të tilla janë të domosdoshme pasi ekziston një pakicë e njerëzve që nuk janë ndërgjegjësuar
Home
Politikë

LIGJI PËR KODIN PENAL/ Balla: Ndryshime të tilla janë të domosdoshme pasi ekziston një pakicë e njerëzve që nuk janë ndërgjegjësuar

13 April, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Komisioni i Ligjeve do të mblidhet nesër për ti dhënë dorën e fundit  draftit të qeverisë për ndryshime në Kodin Penal për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së  pandemisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një intervistë për Ora News tha se ndryshime të tilla janë të domosdoshme pasi ekziston ende një pakicë e njerëzve që nuk janë ndërgjrgjësua dhe mund të hedhin në erë të gjithë sakrificat e shumicës së popullësisë.

Si rast konkret ai solli shembullin e pronarit të lokalit në Elbasan që doli pozitiv me COVID 19.

Balla: Komisioni i Ligjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet dhe për të hartuar duke marrë në konsideratë dhe sugjerime të vlefshme të atyre që kanë kontribuar dhe janë duke kontribuar për të arritur në një variant final që do të aktualizonte kodin penal me nevojat e masave të domosdoshme për të garantuar jetën e shqiptarëve. Jemi ndër të paktat vende që nuk kemi të parashikuar në kodin tonë penal ndëshkimin e veprave penale që lidhen me jetën e njerëzve dhe kanë për burim  veprime me dashje në kohë epidemish si kjo pandemi botërore e Covid 19.

Situata të jashtëzakonshme natyrshëm kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Prej datës 10 mars qeveria ka abdetuar masat shtrënguese me nevojat që ka sjellë realiteti i ri. Këto masa kryesisht përmes akteve normative kanë qenë të karakterit administrativ. Janë marrë masa për persona të papërgjergjshëm, një numër i vogël as 0.0% e popullit dhe përsëri nga këto masa nuk kanë vënë mend dhe vazhdojnë të kryejnë veprime që në çdo moment mund të hedhin në erë të gjithë këtë mund të madh, gjithë këtë luftë ku 99.9% e shqiptarëve kanë kontributin e tyre.

Rasti i Elbasanit është një prej atyre rasteve që të bën të kuptosh se çfarë mund të sjellë papërgjeshmëria e një apo dy individëve.

Balla tha se jo vetëm Shqipëria por edhe vende të tjera që nuk e kanë parashikuar këtë situatë në kodin e tyre penal janë në këtë proces.

Balla: Nuk jemi të vetëm në këtë proces, edhe parlamente të tjera që janë në punë, se një pjesë kanë ndërprerë punën. Kuvendi se ka bërë një gjë të tillë, ka vazhduar të jetë në krye të detyrës. Në plot parlamente të tjera vazhdon puna për ata që se kanë të parashikuar.

Opozita parlamentare në parim është shprehur dakord por kërkon të ketë diskutim të gjerë para miratimit të ndryshimeve në kodin penal.

Vetë Balla thotë se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo vonesë mund të sjellë pasoja.

Balla: Mendoj se çdo minutë e humbur duke i lënë hapësira individëve të papërgjegjshëm mund të sjellë pasoja të parikuperueshme. Për ne, qeverinë dhe mazhorancën në Kuvend, nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e shqiptarëve. Këto nuk janë masa që u drejtohen 99.9% të popullit shqiptar. Janë masa të domosdoshme që në mënyrë të përsëritur, që me dashje mund të vendosin në rrezik dhe mund të minojnë nga brenda të gjithë këtë përpjekje që kemi bërë si komb dhe si popull shqiptar. Për ata që edhe pse me urdhër karantinimi nuk qëndrojnë në karantinim por dalin dhe mund të vendosin në rrezik punonjësin e  policisë që i ndalon për leje qarkullimi, apo mjekun kur paraqiten në një qendër spitalore pa njoftuar se kanë urdhër karantinimi apo kanë udhëtuar jashtë vendit. Edhe Italia, Rumania dhe Serbia, arsyeja pse kanë pasur një përhapje mbi kurbën normale të Covid 19 ka ardhur dhe për pasojë të fshehjes së të dhënave epidemiologjike të udhëtimeve jashtë. Në Kuvend kemi një shumicë që mbi politikën e ditës, mbi interesave të vogla ose jo elektorale vendos atë që është më e rëndësishme, jeta e njerëzve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË LAJM I MIRË NGA KARANTINA/ BE: Në Tiranë u shënua niveli më i ulët i ndotjes
Previous article RIHAPET KOLAUDIMI DHE ARKA E TAKSAVE TË MAKINAVE/ Duhet të jeni të pajosur me maska dhe doreza. Ja ç’duhet te dini

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT