• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 Shkurt, 2019
AlpeNews

Tirana, Albania

22 Shkurt, 2019
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • Portret
  • GoodNews
  • Movers
LIGJI PËR BASTET/ Efekti i frikshëm social: 68% e nisin lojën midis moshës 10-15 vjeçare
Home
Ekonomi
Biznes

LIGJI PËR BASTET/ Efekti i frikshëm social: 68% e nisin lojën midis moshës 10-15 vjeçare

11 Tetor, 2018 k.autor Biznes, Aktualitet, Portret, GoodNews, Sociale, Movers, Ekonomi comments

Vendimi i qeverisë për mbylljen e plotë të pikave të basteve do të ketë një impakt të menjëhershëm social.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e gjetura nga një anketim i një studimi doktoral të Universitetit të Tiranës.

Anketimi i realizuar së fundmi, në të cilin morën pjesë 400 lojtarë aktivë, nxjerr në pah një të vërtetë të frikshme: Bastet godasin kryesisht pjesën më vulnerabël të shoqërisë, adoleshentët.

Pjesëmarrësve në këtë anketim iu shtrua një pyetje, se cila ishte mosha në të cilën kishin filluar të vendosnin rregullisht skedina apo të luanin rregullisht bixhoz.

Plot 68,5% e pjesëmarrësve, të cilët u përgjigjën në kushte anonimiteti, pranuan se kishin nisur të luanin rregullisht midis moshës 10-15 vjeçare.

Vetëm 18% e nisën këtë ves midis grupmoshës 16-20 vjeçare. Në grupmoshat e tjera, prevalenca vjen në reduktim konstant. Vetëm 5,3% nisën të luanin midis moshës 21-25 vjeç, vetëm 2% në moshën 26-30 vjeç dhe 6,3% pas kësaj moshe.

Përtej efektit social, mbyllja e pikave të basteve do të shoqërohet edhe me një efekt të drejtëpërdrejtë ekonomik.

Buxheti i shtetit do të pësojë një humbje të menjëhershme prej 54 milionë dollarësh, që është shuma e arkëtuar nga tatimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2017, por kjo masë pritet të shoqërohet me një kursim prej 400 milionë eurosh në vit për familjet shqiptare, që është edhe shuma mesatare e luajtur çdo vit në vendin tonë.

E thënë ndryshe, nga mbyllja e basteve, familjet shqiptare përfitojnë mesatarisht 570 euro më shumë në vit, para që deri më sot shpenzohen në lojrat e fatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues MILANI RINIS FESTËN/ Leonardo konfirmon: Kemi marrëveshje për talentin brazilian
Artikulli i mëparshëm RRUGA TIRANË-ELBASAN/ Abuzimet me tenderat, Gjykata e Apelit nxjerr nga qelia Aksel Qurdukën

k.autor

Postime të ngjashme

I VODHI PARATË DHE U LARGUA/ Babai në kërkim të dy fëmijëve nga martesa e dytë Breaking News
21 Shkurt, 2019

I VODHI PARATË DHE U LARGUA/ Babai në kërkim të dy fëmijëve nga martesa e dytë

SPAK/ 5 nga 27 garues kaluan vettingun, flet Ibrahimi: Si do procedojmë Breaking News
21 Shkurt, 2019

SPAK/ 5 nga 27 garues kaluan vettingun, flet Ibrahimi: Si do procedojmë

"SHENJË MIQËSIE"/ Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit" Aktualitet
21 Shkurt, 2019

"SHENJË MIQËSIE"/ Veliaj i dorëzon homologut maqedonas “Kullën e Sahatit"

MERO BAZE/ Çfarë e ka trembur Sali Berishën? Blog

MERO BAZE/ Çfarë e ka trembur Sali Berishën?

SKËNDER MINXHOZI/ Jo të gjithë antiamerikanët vijnë në pushtet Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Jo të gjithë antiamerikanët vijnë në pushtet

EDUARD ZALOSHNJA/ Paralele mes përkrahësve të PD-së dhe tifozëve të “Tironës” Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Paralele mes përkrahësve të PD-së dhe tifozëve të “Tironës”

FLOGERT MUÇA/ Dështimi i protestës dhe mesazhi që populli i dha sot opozitës Blog

FLOGERT MUÇA/ Dështimi i protestës dhe mesazhi që populli i dha sot opozitës

BEN ANDONI/ E megjithatë, po ia zgjasni jetën Edi Ramës! Blog

BEN ANDONI/ E megjithatë, po ia zgjasni jetën Edi Ramës!

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT