• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI I RI PËR ADMINISTRATËN/ Ministrat me të njëjtat kompetenca, por ju hiqet detyrimi për firmat e shkresave
Home
Politikë

LIGJI I RI PËR ADMINISTRATËN/ Ministrat me të njëjtat kompetenca, por ju hiqet detyrimi për firmat e shkresave

20 August, 2025 s.autor Politikë

Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e drejtorive të sektorëve të ndryshëm do t’iu delegohet vendimmarrja.

Projektligji për ndryshime në funksionimin e administratës shtetërore kërkon të transformojë përgjegjësinë për vendimmarrjen në aparatin e ministrisë dhe institucionet e varësisë, drejt drejtorive, përveç rasteve kur ka përjashtime ligjore apo kur ministri apo sekretari i përgjithshëm vendos shprehimisht me shkrese të mbajë përgjegjësinë vetë.

“Objektiv është transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm. Qëllimi i propozimit është përmirësimi e përgjithshëm i punës së institucioneve, rritja e efiçencës, në veçanti i cilësisë së vendimmarrjes, përgjegjësisë për këtë vendimmarrje, por edhe i cilësisë së kontrollit hierarkik. Nëpunësi i ngarkuar i drejtorisë do të realizojë punën përgatitore dhe do të propozojë vendimmarrjen, drejtori përkatës do ta marrë vendimin, duke miratuar vendimin e propozuar apo marrë një vendim ndryshe”-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Administrata publike pritet gjithashtu të riorganizohet dhe të rris llogaridhënien për institucionet e varësisë, si një kërkesë thelbësore e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tipologjia institucionale ka nevojë për ndërhyrje, shpjegohet në projektligj, ku thuhet se po ndiqen praktikat ndërkombëtare në bazë të përafrimit ligjor me BE; të cilat në analizat për Shqipërinë sugjerojnë mosraportimin në Parlament të Autoriteteve rregullatore të pavarura. Kështu nga tre trupa joministrore, propozohet të mbeten dy lloje, në kategorinë e parë do të mbajnë institucionet e varësisë së bashku me agjencitë aktuale autonome, ndërsa në të dytën do të ketë rikonceptim tërësor për Autoritetet dhe Entet Rregullatore, të cilat do të bëhen pjesë e ekzekutivit, e do të kalojnë në monitorim të punës nga Ministritë.

Mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”.

Gjithashtu në dokumentin e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike, që është në konsultim publik kërkohen kufizime për institucionet në varësi të kryeministrit, sepse mospasja ka sjell mbingarkesë.

“Një nga objektivat e projektligjit është lehtësimi i Qendrës së qeverisjes nga institucionet në varësi të drejtpëdrejtë të Kryeministrit që duhet ose mund të kalojnë në varësi të ministrive përgjegjëse”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË VLORË/ Mjeti lundrues i Policisë Kufitare përplaset me një tjetër, një person i plagosur
Previous article "MORI ANËN E PADITËSVE QË..."/ Reagon sërish Rama: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT