• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ligji i gjuhës shqipe/ VMRO-ja nuk tërhiqet nga 35 mijë amendamentet
Home
Rajon

Ligji i gjuhës shqipe/ VMRO-ja nuk tërhiqet nga 35 mijë amendamentet

1 March, 2018 F.autor Rajon

VMRO-DPMNE-ja nuk lëshon pe dhe nuk tërheq 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, tërheqja eventuale e amendamenteve mund të ndodhë vetëm atëherë kur shumica të jetë e gatshme të hartojë propozim ligj të ri për përdorimin e gjuhëve duke përfshirë opozitën dhe ekspertët.

Po ka mënyrë, të tërhiqet ligji nga procedura parlamentare, të formohet grup punë në të cilën do të marrin pjesë të gjitha grupet parlamentare, ku do të ftohen ekspert nga jashtë, përfaqësues i ASHAM-it, përfaqësues i Kabinetit të Presidentit, të ulemi dhe të hartojmë vepër Kushtetuese dhe të pranishme – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja si parakusht për të mbështetur ligjet reformuese ka vendosur amnistinë, informacionet e tilla i pari i partisë i quajti spekulime. Paraprakisht për mediat vendase, Mickoski kishte theksuar rëndësinë e amnistimit të një pjesë të ish funksionarëve nga partia e tij. Nga ana tjetër nënkryetarja e Kuvendit, njëkohësisht deputete e LSDM-së, Frosina Remenski vlerëson se Ligji për përdorimin e gjuhëve është Kushtetues dhe se për vërejtje shtesë do të kërkohet mendimi i Komisionit të Venecias.

Të gjitha aktet e dyshimta të cilat nxitën reagime në opinion dhe denoncime nga organe të caktuara do të jenë lëndë shqyrtimi nga Komisioni i Venecias. Të gjithë hapat e mëtejmë duhet të jenë në përputhshmëri me procedurat Parlamentare, në përputhshmëri më Rregulloren dhe Kushtetutën dhe nga ana tjetër të mos krijohet bllokim i punës së Kuvendit, dhe të respektohen procedurat parlamentare dhe të drejtat e deputetëve për të parashtruar amendamente- tha Frosina Remenski, Nënkryetare e Kuvendit.
Ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një takim me gazetarët theksoi nevojën e tejkalimit të shqyrtimit të amendamenteve, duke potencuar se rishikimi i tyre do të bllokonte punën e Kuvendit për muaj të tërë. Mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-së, ndaj konstatimeve të Presidentit Ivanov për mos dekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pas përkthimit dhe përshtatjes nga shërbimet e Kuvendit, tashmë disa javë po qëndrojnë në sirtarët e ligjvënësit. Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar, ndërsa më 17 janar kryetari i shtetit Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij nën arsyetimin se i njëjti bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesat shtetërore./AlsatM

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rriten temperaturat: Kjo është vajza seksi që do të japë motin në TV Klan (FOTO)
Previous article Sabiani qenka baba "për së mbari", fotografon vajzën nga të PASMET (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë Rajon

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës Rajon

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT