• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI ANTISHPIFJE/ Rama: Imagjinoni se ç’do bënte propaganda naziste nëse do kishte mediat sociale
Home
Politikë

LIGJI ANTISHPIFJE/ Rama: Imagjinoni se ç’do bënte propaganda naziste nëse do kishte mediat sociale

19 November, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Më shumë se një ish-basketbollist, Edi Rama dje dukej si një maratonist. I mbërritur për 24 orë në Romë, së bashku me gjysmën e qeverisë shqiptare, Kryeministri e nisi ditën në Palazzo Chigi ku pati, sipas tij, privilegjin, që të takonte homologun Mario Draghi, një personazh që, siç thotë ai, ka dalë nga faqet më të mira të historisë politike të Europës, shkruan Monica Riçi Sargentini për gazetën më prestigjioze italiane “Corriere della Sera” (CDS).

Më pas, Rama e përfundoi takimin me Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio. Megjithatë, i ulur në ambientet e hotel “Splendide Royal” për intervistën me “Corriere della Sera”-n duket se Rama lë të shfaqet një hije zhgënjimi për ngërçin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Është një moment i vështirë, pasi kriza e refugjatëve e vitit 2015 shpërtheu një valë populiste, viktima e parë e së cilës ishte procesi i zgjerimit të BE-së. Frika nuk është kurrë një këshilltare e mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë. Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera.

Por, nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Reformat bëhen sepse i nevojiten Shqipërisë, për të ndërtuar Shqipërinë moderne”, thotë Rama.

Sapo mbërritët në Itali thatë se “po vij në shtëpinë tjetër timen”. Cilat janë perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve?

Tridhjetë vjet më parë mbërritëm në brigjet italiane me varka si alienët, por që atëherë ndryshimi ka qenë i pabesueshëm, pasi sot shqiptarët janë integruar plotësisht në Itali dhe ne kemi shumë biznese italiane në Shqipëri. Megjithatë, ne duhet të përshpejtojmë çështjen e pensioneve për shumë nga bashkatdhetarë tanë që kanë punuar për vite në vendin tuaj dhe që paguajnë kontribute në thesarin italian. Kam folur për këtë me Draghin.

Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Si janë marrëdhëniet?

Asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, sigurisht që ka probleme si ai i njohjes së Kosovës nga Serbia, por mendoj se mund të ndërtojmë një rrugë të përbashkët. Pastaj, varet nga ne nëse do të kemi sukses apo nëse duam të biem në kurthet e së kaluarës.

Ju jeni mbrojtës i rregullimit të përdorimit të mediave sociale, por a nuk cenon kjo lirinë e shprehjes?

Një rregullim është i nevojshëm, boll të shohësh se si kanë ndikuar këto vitet e fundit, nuk janë demokracitë që dalin të forta, por regjimet autokratike, imagjinoni se çfarë do të bënte sot propaganda naziste nëse do të kishte mediat sociale.

Në mars 2020, kur këtu në Itali shpërtheu pandemia, ju dërguat një ekip mjekësh dhe infermierësh, ndërsa këtë vit hapët dyert për refugjatët afganë. Ju jeni me të vërtetë një vend bujar.

E vërteta është se ne kemi një kujtesë që e ruajmë, sepse nuk jemi mjaft të pasur. Italia ka bërë aq shumë për ne, sa edhe dy jetë nuk do të mjaftonin për ta falënderuar, ata pak mjekë sigurisht që nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës kundër COVID-it, por kanë mundur të tregojnë se edhe ne e përjetojmë dhimbjen tuaj. Sa për afganët, ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe ishte më e pakta që mund të bënim për njerëzit që ata besuan tek ne dhe punuan për ne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PËRGJIGJET BASHËS/ Zëdhënësi i Presidencës: S’mendoj se ka shqiptar që beson se Meta u ikën përgjegjësive
Previous article PROPOZOI HEDHJEN NË DET TË SHQIPTARËVE DHE MBYTJEN E TYRE/ Ish-kreut të Parlamentit italian i sekuestrohen miliona euro dhe Ferrari

Delo.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT