• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LIDL MERR STATUSIN E INVESTITORIT STRATEGJIK/ Gjiganti gjerman i supermarketeve do të investojë në Shqipëri 105 mln euro
Home
Ekonomi

LIDL MERR STATUSIN E INVESTITORIT STRATEGJIK/ Gjiganti gjerman i supermarketeve do të investojë në Shqipëri 105 mln euro

23 June, 2025 s.autor Ekonomi

Gjigandi gjerman i supermarketeve LiDL, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e një qendre logjistike, e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë. Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë në Porto Romano. 

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investitor Strategjik” për projektin “LiDL – Shqipëria Qendër Logjistike” dhe i ka vendosur kompanisë gjermane në dispozicion tokën e kërkuar me qira afatgjatë. Qendra logjistike do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.

Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.

LiDL synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2500 persona.

Statusi “Investim Strategjik me Procedurë të Veçantë” do të jetë i vlefshëm për një periudhë 3-vjeçare, gjatë së cilës pritet të përmbyllen edhe procedurat e shpronësimit nga Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për infrastrukturën tregtare dhe logjistike të Shqipërisë, duke sjellë në vend një nga markat më të njohura në Evropë për cilësinë dhe konkurrueshmërinë e saj.

Prania e LiLD në vend jo vetëm që forcon klimën e investimeve, por edhe ndihmon modernizimin e zinxhirit të furnizimit dhe rrit bashkëpunimin me prodhuesit vendas./BW
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJKKO DËNON TRE ZYRTARË/ Nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh në Bashkinë Kurbin
Previous article VIDEOLAJM/ Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Teheranin me Tiranën

s.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI RREGULLORJA/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension Ekonomi

HYN NË FUQI RREGULLORJA/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

"KA PËSUAR DËMTIME"/ ARRSH hap tender emergjent prej 771 mijë euro për riparimin e Vorë-Ura e Dajlanit Ekonomi

"KA PËSUAR DËMTIME"/ ARRSH hap tender emergjent prej 771 mijë euro për riparimin e Vorë-Ura e Dajlanit

SA VLEN NJË EURO NË SHQIPËRI? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT Ekonomi

SA VLEN NJË EURO NË SHQIPËRI? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Facebook Comments

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT