• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LIDHJET TONA JANË TË FORTA”/ SHBA: Raporti me Shqipërinë i pathyeshëm! Xhaçka: Amerika na pajisi me armë moderne
Home
Politikë

“LIDHJET TONA JANË TË FORTA”/ SHBA: Raporti me Shqipërinë i pathyeshëm! Xhaçka: Amerika na pajisi me armë moderne

10 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Leyla Moses-Ones deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të pamatshme dhe të pathyeshme. Ones përgëzoi Shqipërinë për rritjen e angazhimit të kontributit në 2% të PBB.

“Çdo ditë të vitit ka forca amerikane këtu për të forcuar lidhjet tona të forta. Forcat shqiptare janë ndër më profesionalet. Forcat shqiptare kanë treguar se janë të përgatitura, të gatshme për të luftuar, në cdo kusht. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimin e Samitit të Uellsit për arritjen në 2% të PBB.

SHBA e përgëzon Shqipërinë dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024. Fuqia e marrëdhënieve tona është e pamatshme dhe e pathyeshme. Për stafin amerikan të atasheut, puna juaj me zell sjell rritje të angazhimit.

Për personelin shqiptar, ju jeni zemra e bashkëpunimit, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Pa punën tuaj të madhe asgjë nuk do të ishte e mundur” tha e ngarkuara me punë e SHBA-së.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte sot kështu. “SHBA na është gjetur në momentet më të vështira të historisë, i kemi një borxh mirënjohje shumë të madh, që nga momentet e themelimit. Pa këtë mbështetje historia e Shqipërisë do të kishte ndjekur një trajektore tjetër.

Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria po hyn në fazën jetike të zbatimit të reformës në drejtësi. SHBA ka pajisur forcat e armatosura shqiptare me armë moderne. Në termat e kontributeve për frymë, Shqipëria renditet e dyta pas SHBA-së. Baza ajrore në Kuçovë do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e SHBA-së” tha ministrja.

Deklaratat e ngarkuara me punë e SHBA-së  dhe ministrja e Mbrojtjes i bënë gjatë ceremonisë së nderimit me Medaljen e Mirënjohjes për Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË FOLËS I SHKËLQYER"/ Britania e Madhe, dorëhiqet "spikeri" i Dhomës së Komuneve Bercow
Previous article MOTORI AKSDENTOHET ME MAKINËN NË LAÇ/ Në Elbasan përplaset këmbësori, dy dërgohen me urgjencë në spital

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT