• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIDHJET ME FAMILJET MAFIOZE/ Sekuestrohet media “mike e mafias” në Itali
Home
Europë

LIDHJET ME FAMILJET MAFIOZE/ Sekuestrohet media “mike e mafias” në Itali

8 October, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Antimafia italiane ka kërkuar vënien nën sekuestrim të pasurive të një prej sipërmarrësve më të rëndësishëm të mediave në Italinë e Jugut, pronar i së përditshmes “La Sicilia” , bashkëpronar i të përditshmeve, “La Gazzeta del sud”. “Giornale di Sicilia”, “La Gazzetta del Mezzogiorno”, i kanaleve televizive lokale Antenna Sicilia, Telecolor S.p.A, Teletna, e i kanaleve radiofonike Radio Telecolor, Radio Video 3 e Radio Sis.

Pas një hetimi të nisur në janar të 2015, Antimafia italiane i ka kërkuar Gjykatës së Katanias, ekzekutimin e urdhërit të sekuestrimit të pasurisë të sipërmarrësit mediatik Mario Ciancio Sanfilippo i akuzuar për lidhjet  me familjet kataneze mafioze të Cosa Nostra, e i kosideruar si rrezikshmëri sociale për kontributin e tij në favor të mafias.

Dosja hetimore kundër sipërmarrësit Mario Ciancio Sanfilippo  i referohet fakteve nga vitet ’70 deri më 2013 e urdhri i sekuestrimit mbulon të gjitha pasuritë e vëna nga ai gjatë kësaj periudhe kohore.

Nën sekesutrim janë vënë 31 shoqëri sipërmarrëse të tij, kuotat në 7 shoqëri të tjera, pasuri të patundshme, llogari bankare mes të cilave dhe një në Zvicër, e të mira materiale në vlerë mbi 150 milionë euro.

Sipas dosjes hetimore të Antimafias Italiane, nën akuzë është vënë në veçanti e përditshmja “La Sicilia”, e cila ka dhe numrin më të madh të lexuesve në rajonin e Sicilisë.

Sipas hetuesve italianë kjo media ka pozicionuar një linjë editoriale të errët për të mbuluar lidhjet e familjeve mafioze me sipërmarrjen siciliane, ka punuar për largimin e vëmendjes publike nga hetimet ndaj eksponentëve mafiozë e mbi të gjitha akzuohet për një bashkëpunim të heshtur me familjet mafioze për të ruajtur influencën mediatike në territor.

Antimafia italiane dokumenton bashkëpunimet sipërmarrëse të Mario Ciancio Sanfilippo me mafian Cosa Nostra në ngritjen e disa qëndrave tregtare në territorin sicilian, siç është rasti i ndërtimit të parkut tregtar “Porte di Katania” i ndërtuar në bashkëpunim me dy familje mafioze të Cosa Nostras apo “Sicily Outlet£

“Rrezikshmëria sociale e Mario Ciancio Sanfilippo, nënvizon Antimafia italian shfaqet në shumat e mëdha të kapitalit të impenjuar në iniciative ekomomike spekullative.”

Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Katania, Mario Ciancio Sanfilippo ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i së përdishme La Sicilia e është shprehur optimist se avokatët e tij do të vërtetojnë se këto akuza nuk janë të vërteta.

Ndërkohë Federata Kombëtare e gazetarëve italianë ka shprehur solidaritet ndaj kolegëve gazetarë që punojnë në të përditshmen “La Sicilia” e në të gjitha mediat e tjera ku bashkëpronar është Mario Ciancio Sanfilippo.

“Pasuritë e tij janë vënë nën sekuestrim për bashkëpunim me mafian, shkruan Federata e gazetarëve italianë, por kjo nuk do të thotë se dhe kolegët gazetarë janë të përfshirë me mafian.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Festa e ditëlindjes përfundoi në tragjedi/ Përplasja e limuzinës i mori jetën 20 të rinjve
Previous article Pesë arsye për të bërë më shumë seks/ Orgazma ndihmon të humbisni peshë

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT