• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIDHJET ME DREJTËSINË/ Kush është Festim Qoli, kontraktonte Dumanin për VRASJE. Urdhri për ekzekutimin e Fatmira Dedes në VARREZA
Home
Ekskluzive

LIDHJET ME DREJTËSINË/ Kush është Festim Qoli, kontraktonte Dumanin për VRASJE. Urdhri për ekzekutimin e Fatmira Dedes në VARREZA

23 May, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Dosja e SPAK për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, me bashkëpunëtorë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, përpos të tjerave, nxjerrë në pah edhe implikimin e segmenteve të drejtësisë.

Një rast flagrant është ai I Festim Qolit, I cili në dy vrasje që është I përfshirë, ka lidhje direkte me drejtësinë.

Por si?

Gjithçka nis me vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Deda në vitin 2012, të cilën sipas Nuredin Dumanit e ka kryer Festim Qoli.

 

 

 

 

 

 

 

 

Elvis Deda dhe foto nga vendi ku u vra

Pengesa për Qolin, do të ishte kur mamaja e Elvis Dedës, Fatmira Deda, denonconte këtë të fundit si vrasësin e djalit të saj.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pikërisht këmbëngulja Fatmira Dedes për të kërkuar drejtësi për të birin, ka shqetësuar dhe nervozuar biznesmenin, Festim Qoli, i cili kishte ofruar 40 mijë euro Dumanit për të vrarë 60-vjeçaren Fatmira Deda.

Dumani thotë se kishte kontraktuar Talo Çelën për vrasjen e Fatmirës për 30 mijë euro.

Dhe Çela nuk mendohet dy herë, duke vrarë Fatmira Dedën në mënyrë makabre, një nga krimet më të rënda të dosjes me 32 të akuzuar.

Por nuk mbaron me kaq.

Gjatë rrëfimit të krimeve të porositura, Nuredin Dumani tregon se ishte avokati Alban Bengasi që kishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, Blerta Bengasi, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Avokati i njohur kërkonte vrasjen e bashkëshortes, me të cilën ishte në proces divorci, pasi ishte i pakënaqur nga dhunimi i saj, me porosi të tij, në 30 janar 2020, në Rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Dhunimin e Blerta Bengasi ia kishte kërkuar Festim Qoli kundrejt pagesës  Nuredin Dumanit, pasi donte ta bënte si nder ndaj avokatit Alban Bengasi. Avokati kishte kërkuar me patjetër që Blertës t’i thyenin dorën ose këmbën. Dumani refuzon vrasjen pasi i ishin dukur pak 120 mijë euro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë rrugës, Festim Qoli i kishte kërkuar që të merrte përsipër vrasjen Blerta Bengasi, pasi bashkëshorti i saj avokat i duhej, sepse kishte lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë. AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "M'U LUT QË MOS E VRISJA"/ Henrik Hoxhaj tregon detaje nga ekzekutimi i Dorjan Shkozës: E bëra për 35 mijë euro...
Previous article SA TË RREZIKUAR JEMI NGA LIJA E MAJMUNËVE? Ja çfarë thotë epidemiologu Alimehmeti

F.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT