• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIDHJE ME GRUPET EKSTREMISTE/ Flet 33-vjeçari Shaban Caca: Më keqtrajtuan dhe shkatërruan jetën
Home
Breaking News

LIDHJE ME GRUPET EKSTREMISTE/ Flet 33-vjeçari Shaban Caca: Më keqtrajtuan dhe shkatërruan jetën

29 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar është dëbuar nga Italia,  për shkak se dyshohet se ka lidhje me grupet ekstremiste pro ISIS. Bëhet fjalë për Shaban Caca, 33 vjeç,  i cili prej 14 vitesh banonte në Padova.

Sipas mediave italiane, Shaban Caca mbante lidhje me imamë radikalë të arrestuar në Kosovë dhe së fundmi kishte publikuar në rrjetin social “Facebook” krahas ideologjive me natyrë xhihadiste islamike e anti-perëndimore dhe komentet mbi sulmet e ndodhura së fundmi në Francë, edhe mesazhe kundër festave të fundvitit.

33-vjeçari shqiptar është marrë nga shtëpia, është transferuar në staconin e policisë dhe më pas është dëbuar e shoqëruar në Tiranë, me një flurim nga aeroporti ‘Malpensa’ në Milano. Lajmi është bërë i ditur nga vet Ministria e Brendshme Italiane, e cila ka vendosur që Shaban Caca të mos lejohet të hyjë brenda territorit italian për dhjetë vitet e ardhshme.

Lidhur me këtë rast ka komentuar edhe vet ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. “Nuk ka hapësirë për ata që duan të sjellin luftë në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.

Sa i takon Shaban Cacës, i kontaktuar nga media italiane “Il Mattino”, është shprehur se ndonëse është mysliman dhe frekuentonte xhamitë, kurrë nuk ka pasur probleme me drejtësinë. “Asnjëherë nuk kam promovuar asgjë anti-perëndimore. Më keqtrajtuan dhe shkatërruan jetën time. Dua të shkoj përsëri në Padova”, ka thënë ai përmes një telefonate nga shtëpia e tij në Kavajë.

Momentalisht, avokati i tij nga Padova, Fabio Targa është duke u përgatitur për apelim të vendimit. Sakaq, policia italiane ka sinjalizuar si person të rrezikshëm edhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.

Po sipas mediave italiane, bëhet e ditur se ai është dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare. Në rast se ky Komision vërteton se shqiptari nuk e ka të drejtën e mbajtjes së statusit së azilkërkuesit, edhe ndaj tij do të lëshohet urdhri i dëbimit nga terrori italian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZJARR I MADH NË DET"/ Shpërthen anija-cisternë në Qipro, 5 të plagosur
Previous article RENDITJA/ Hysaj është shqiptari "i artë", por vlera e tij pëson rënie

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT