Rrapi Mino, Ish-kryeprokurori i Enver Hoxhës në një intervistë ekskluzive për “Panorama” ka rrëfyer rreth lidhjeve të tij personale me ish-Ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe miqësisë së tij me Aranit Çelën, ish-prokurori që e dënoi më pas me vdekje.
Mino ka treguar rreth vizitës që pati në shtëpi nga Kadri Hazbiu, ku u shoqërua nga “vëllai i kuçit”, siç e quante ai Aranit Çelën. “Nuk kishin lidhje gjaku, por qysh nga lufta, ata bëheshin si dy vëllezër. Kudo i gjeje bashkë”, thotë Mino.
Kishit shoqëri me Kadriun kur drejtonte Ministrinë e Brendshme?
Kadriu ishte një nga figurat kryesore dhe, për hir të së vërtetës, kishte popullaritet. Ishte shumë i kujdesshëm në komunikim me njerëzit. Masovik, i thoshim atëherë. A kisha lidhje unë me të? Pa dyshim që kisha. Bile më shumë se lidhje pune. Kadriu ishte i pari që më uroi ditën që u caktova në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. E mbaj mend si tani. Më telefonoi në zyrë dhe më tha suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishme. “Faleminderit”, i thashë. “Jo kështu thatë”,- më tha, duke më kujtuar se do vinte nga shtëpia. Ashtu bëri. Atëherë rrija me shtëpi te Ministria e Jashtme. Erdhi siç më premtoi dhe më uroi me gotën e rakisë. Kishte marrë me vete dhe Aranit Çelën. “Nuk erdha vetëm, por kam marrë dhe këtë vëllain e sojm”, më tha sa kapërceu portën e shtëpisë. Kaluam disa çaste të ngrohta e miqësore…
Pse kishte ndonjë lidhje të veçantë Kadriu me Aranit Çelën?
Nuk kishin lidhje gjaku, por qysh nga lufta, ata bëheshin si dy vëllezër. Kudo i gjeje bashkë. Në çdo gëzim e gosti qëndronin në krahë të njëri-tjetrit. “Se nuk më shkon pa këtë vëllain kuçit”, thoshte Kadriu. Dhe bëheshin më shumë se dy vëllezër të një gjaku…
I qëlloi pastaj që Araniti ta dënojë me vdekje, me pushkatim…
Ashtu rrodhën gjërat. Nuk mund të kishte zgjidhje tjetër…
Sidoqoftë, vëllait nuk i bën dora të qëllojë pa iu dridhur qerpiku mbi vëllain…
Ishin vëllezër e kaluar vëllezërve, siç të thashë, deri para mbledhjes së Byrosë që e shpalli armik e tradhtar. Pastaj, si të ta them. Procesi që nisi ndaj Kadriut, akuzat e rënda, hapën tjetër histori. Tashmë nuk ishte prishur vetëm vëllazëria midis tyre…
Po ju e kishit të vështirë komunikimin me Kadriun gjatë hetimit. Ai ka qenë një figurë karizmatike. Shto këtu edhe faktin që njiheshit e kishit pasur edhe miqësi…
E ke fjalën për anën emocionale. Në ballafaqime të tilla, nuk bëhej fjalë për sentimentalizma e emocione. Aty, përballë njëri-tjetrit, ishin ndarë rolet. Unë, përfaqësuesi i akuzës, dhe ai i pandehuri. Ishin dy qëndrime zyrtare të prera dhe të qarta. Ndryshe nuk mund të veprohej…
Kur u kthyet për herë të dytë në qelinë e Kadri Hazbiut?
Në qelinë e tij ma ka dashur puna të shkoj disa herë. Mbaj mend dy-tri rastet që kam shkuar për t’u kthyer përgjigjet e letrave, që ai i shkruante Enverit nga qelia.
(Vijon nga publikimi i kaluar)