• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIDHJA INTIME ME YLLIN E PORNOS DHE DEKLARATA RACISTE/ Libri që po trondit pozitat e Trump (FOTOT)
Home
Nderkombetare

LIDHJA INTIME ME YLLIN E PORNOS DHE DEKLARATA RACISTE/ Libri që po trondit pozitat e Trump (FOTOT)

6 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Michael Cohen flet në librin e ri për shpërthimet raciste të Trumpit dhe rolin në pagesat e Stormy Daniels!

Në librin e tij të kujtimeve, Michael Cohen pretendon se Donald Trump është fajtor “për të njëjtat krime” që e çuan atë vetë në një burg federal, duke dhënë detaje dërrmuese mbi rolin e pretenduar të presidentit amerikan në një skandal parash të fshehura që dikur errësoi lidershipin e tij.

Juristi që shërbeu për Trumpin nga 2006 deri në 2018, pretendon se Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë vërejtje të shumta raciste, sipas Washington Post, duke përfshirë edhe komentet se Barack Obama hyri në Universitetin Columbia dhe Shkollën e Drejtësisë të Harvardit vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Trump kishte “urrejtje dhe përbuzje” për Obamën, thuhet në libër. Ai e filloi karrierën e tij politike duke promovuar teorinë e konspiracionit “të vendlindjes” që pretendonte në mënyrë të gabuar se Obama nuk ka lindur në SHBA.

Lidhja intime me yllin e pornos dhe deklaratat raciste, libri që po trondit

CNN raporton gjithashtu se libri i Cohen pretendon se para se të bëhej president “Trump punësoi një “Obama të rremë” për të marrë pjesë në një video në të cilën Trump“ e nëncmonte presidentin e parë me ngjyrë dhe më pas e pushonte nga puna”. Sipas Post, Cohen pretendon se presidenti amerikan ka “mendim të keq për të gjithë personat me ngjyrë”.

“Më thuaj një vend të drejtuar nga një person i zi që nuk është një vrimë miu. Ata janë të gjithë ca tualete të ndyra”, pretendon Cohen. Madje supozohet se ka pasur fyerje edhe për Mandelën, për të cilin thoshte se nuk ishte një lider i vërtetë dhe se ngatërroi të gjithë vendin e tij.

Lidhja intime me yllin e pornos dhe deklaratat raciste, libri që po trondit

Megjithatë, kriza më e madhe që Cohen përmend gjatë kohës kur punoi me Trumpin ishte ajo e aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels dhe pretendimeve të saj për një lidhje jashtëmartesore me Trump. Ky i fundit, edhe pse më vonë i hodhi poshtë pretendimet, iI dha dritën jeshile pagesës së heshtur të 130 mijë dollarëve për Daniels përpara zgjedhjeve 2016, pohon Cohen, duke arsyetuar se “do t’i duhej t`i paguante të shoqes edhe më shumë nëse lidhja bëhej publike”.

Juristi pretendon se Trump i ka thënë: “Unë nuk paguaj kurrë për këto gjëra, por shumë, shumë miq më kanë këshilluar të paguaj. Po doli fjala, nuk e di sesi do ta marrin mbështetësit e mi, por vë bast se ata do të mendojnë se është mirë që kam fjetur me një yll pornoje.” / Gazeta Shqip

Lidhja intime me yllin e pornos dhe deklaratat raciste, libri që po trondit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GËZUAR BABIT QË LËVIZ MALET PËR..."/ Vesa Luma emocionon me fjalët e saj për Big Bastën (FOTO)
Previous article BJELLORUSIA NË PROTESTA/ Liderja e opozitës e gatshme për bisedime me perëndimin

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT