• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIDHJA ME ‘HABILAJT’ DHE EKSTRADIMI I SEITIT/ Si u shkel LIGJI për “financierin” nga Prokuroria
Home
Aktualitet
Drejtësi

LIDHJA ME ‘HABILAJT’ DHE EKSTRADIMI I SEITIT/ Si u shkel LIGJI për “financierin” nga Prokuroria

31 January, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, Prokuroria e Durrësit ka nisur dje hetimet për të zbardhur mënyrën se si u ekstradua Nezar Seiti, i cilësuar si “financieri” i Habilajve.

Në një kohë që Ministria e Drejtësisë insiston se ekstradimi ka qenë tërësisht i ligjshëm, organi akuzës ka nisur menjëherë verifikimet dhe hetimet disiplinore e penale për rastin, pasi sipas ligjeve në fuqi, Seiti s’mund të ekstradohej në një kohë që për të kishte procedim penal edhe nga Krimet e Rënda.

Për Nezar Seitin janë dhënë dy vendime nga gjykatat e Krimeve të Rënda që ai të qëndrojë në burg për procedimin penal në Shqipëri. E megjithatë, Seiti iu dorëzua antimafies italiane, duke ngritur shumë pikëpyetje për mënyrën e ekstradimit të tij. Ministria e Drejtësisë thotë se kërkesën për ekstradim të Nezar Seitit e ka marrë nga autoritetet italiane më datë 24.11.2017 dhe më pas ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga ana tjetër, rezulton se Nezar Seiti është arrestuar më datë 20.11.2017, pra katër ditë përpara se të vinte kërkesa për ekstradim nga Italia. Edhe pse është arrestuar pasi për të kishte një urdhërarrest ndërkombëtar nga Italia, që mban datën 12.11.2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur procedim penal për Nezar Seitin që më 19.11.2017, pra, një ditë para se të arrestohej.

Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale, që parashikon kushtet e mospranimit të kërkesës për ekstradim, thotë në pikën “ç” si vijon: Nuk mund të jepet ekstradimi kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit. Pra ,në rastin e Seitit, Krimet e Rënda kishin nisur procedim me dosjen e ardhur nga Italia 5 ditë përpara se Ministria e Drejtësisë të merrte kërkesën për ekstradimin e Nezar Seitit.

Por hipotetikisht, po marrim rastin tjetër, kur Ministria e Drejtësisë nuk ka pasur informacion për nisjen e procedimit penal në ditën kur ka pranuar kërkesën e ekstradimit. Pasi ajo merr kërkesën, ia kalon prokurorit kompetent, që në rastin konkret, ka qenë prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Në kushtet që Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim, edhe të formës së prerë për ekstradimin e Seitit, duket qartë se në dosjen e saj nuk ka pasur asnjë akt që e informonte për procedimin te Krimet e Rënda. Mirëpo, Kodi i Procedurës Penale parashikon edhe rastin e pezullimit të ekstradimit, pasi vendimi është marrë për ekstradim.

Konkretisht, Neni 500 për “Pezullimin e dorëzimit” pika 1 thotë: Ekzekutimi i ekstradimit pezullohet kur i ekstraduari duhet të gjykohet në territorin e shtetit shqiptar ose duhet të vuajë një dënim për vepra penale të kryera para ose pas asaj, për të cilën është dhënë ekstradimi. Por, Ministria e Drejtësisë, pasi dëgjon autoritetin procedues kompetent të shtetit shqiptar ose atë të ekzekutimit të dënimit, mund të urdhërojë dorëzimin e përkohshëm në shtetin kërkues të personit që duhet ekstraduar, duke përcaktuar afatet dhe mënyrën e veprimit.

Në këtë rast, Ministria e Drejtësisë nuk e ka marrë parasysh aspak autoritetin procedues kompetent të shtetit shqiptar, Prokurorinë e Krimeve të Rënda në këtë rast. Nga verifikimet e deritanishme, burimet thonë se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk është informuar në lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit dhe nuk është pyetur për këtë procedurë.

Brenda organit qendror të akuzës, ka qenë përgjegjësi e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë që të bëjë verifikimet nëse personi i ekstraduar ka ose jo ngarkesa penale në Shqipëri, që pengojnë ekstradimin. Po kështu, edhe burgu ku gjendej i paraburgosur Nezar Seiti, duhet të njoftonte Gjykatën dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për lirimin për efekt ekstradimi të Nezar Setitit.

/panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Kishte shkuar të peshkonte, por bie në liqen". Si u mbyt 54-vjeçari në afërsi të kryeqytetit
Previous article Shokon Xheni: I fton fansat të shohin videon me pullë të kuqe të VIP-it shqiptar

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT