• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIDHJA E DASHURISË ME PUNONJËSEN E MARKETIT/ Arrestohet VLONJATI, qëlloi tre herë pronarin
Home
Breaking News

LIDHJA E DASHURISË ME PUNONJËSEN E MARKETIT/ Arrestohet VLONJATI, qëlloi tre herë pronarin

30 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë muaj pas atentatit që i bëri një tregtari në Vlorë, arrestohet autori.

Laert Bimaj, 50 vjeç, është vënë në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kundër Personit dhe Pronës, pasi rezultonte person në kërkim.

Ai dyshohet si autor i atentatit të ndodhur më 6 gusht të vitit të kaluar pranë Universitetit “Ismail Qemali”. Bimaj në atë kohë qëlloi tri herë me pistoletë në drejtim të pronarit të një marketi.

Për këtë arsye, ndaj tij rëndon akuza “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Shënjestër e atentatit të tij ishte shtetasi A.M., pronar i një marketi në zonën e Skelës.

50-vjeçari e ka thirrur për të dalë jashtë marketit për të sqaruar një mosmarrëveshje mes tyre dhe në momentin që ka dalë nga marketi, i është drejtuar me fjalët: “Përse më mban në gojë?” dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë.

Pronari i marketit ka arritur të shmanget duke mos pësuar asnjë lëndim nga tre plumbat. Policia në atë kohë arriti të gjente dhe tri gëzhojat e armës. Laert Bimaj i shpëtoi arrestimit të Policisë, ndërkohë që kapja e tij u bë e mundur vetëm pas më shumë se 5 muaj nga ngjarja.

Nga hetimet e Policisë rezulton se 50-vjeçari kishte lidhje dashurie me një nga punonjëset e marketit dhe kjo ishte bërë shkak për konfliktin e tij me pronarin, që çoi më pas deri në tentativën për eliminimin fizik të këtij të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Ylli bullgar më i mirë i vitit kalon në Serie A, ja me cilin ekip firmos...
Previous article INTERVISTA/ Rrëfimi i Bujar Sheshit: Nuk jam unë agjenti “Venus” i Sigurimit te Shtetit!

F.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT