Kohët e fundit të gjithë njerëzit anëmbanë botës janë bërë pjesë e sfidës së Drake, me këngën “In my feelings”. Teksa makina ecën njerëzit dalin jashtë ecin krahas mjetit dhe xhirojnë veten duke kërcyer.
Mirëpo në bazë të postimeve në rrjetet scoiale të cilat janë bërë virale, shumë persona kanë pësuar dëmtime, pasi të ecësh në mes të rrugës duke kërcyer përbën rrezik. Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj ka marrë shkak nga videot virale dhe i ka paralajmëruar të gjithë me anë të një postimi në Twitter.
“Te besh #KikiChallenge me kercim jashte makines qe ecen, duket shume gallate, gjersa ndodh hataja! Na duhesh te kercesh me gjate, ndaj vure rripin e rri ne makine shoku!”- shkruan kryebashkiaku krahas një fotoje.