• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LIDHE ATË PITBULL O TRIM/ Nga VDEKJA TRAGJIKE në Elbasan, tek djali 8 vjeçar që u kafshua sot… (RASTET)
Home
Breaking News

“LIDHE ATË PITBULL O TRIM/ Nga VDEKJA TRAGJIKE në Elbasan, tek djali 8 vjeçar që u kafshua sot… (RASTET)

5 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kafshimi i një fëmijë në kryeqytet nga qeni i rracës “Pitbull”, e njohur si një kafshë e cila konsiderohet e rrezikshme, kur për pak nuk u kthye në një tragjedi me persona të vdekur, rezulton që të jetë rast i përsëritur.

Raste të renda ka pasur plot në Tiranë, ku janë shënuar  incidente me qentë “Pitbull”, por jo vetëm.

Çfarë ndodh me këta qenë dhe pronarët e tyre?
Sipas Kodit Penal, pronari i qenit nuk ngarkohet me përgjegjësi penale në rast të dëmtimit të një të treti nga qeni, por ai ka detyrim që kur lëviz qenin në ambjnete publike ta mbajë të pajisur me maskë mbrojtëse.
Një maskë mbrojtëse do kishte shmangur kafshmin e fëmiljës për të cilin pirndri u hakmor duke vrarë me pistoletë “Pitbullin”.
Ngjarja: Plagosja e një 19 vjeçari në Brryl, fillimisht u mendua si një konflikt, por më vonë u zbulua se autori është një baba, i cili kishte dalë me fëmijën e tij që papritmas u sulmua nga një qen pitbull. I zënë në panik, babai ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë nga qeni pitbull duke e vrarë atë. Mirëpo, një plumb ka kapur rikoshet edhe V.V. që ishte kalimtar i rastit. Pronari i qenit nuk ishte prezent në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Pitbull” tashmë është një qen i përhapur masivisht me një çmim jo pak të kushtueshëm. Nga 100-2500 euro kushton një i tillë dhe rrjetet sociale janë të tejmbushura me foto të tyre me të zotët. Deri sa një situatë e tillë të mos kthehet në një krim për të cilin pronari s’mban përgjegjësi dhe kafshët të vriten për t’u hakmarrë, do duhet që autoritetet lokale, në këtë rast bashkitë e vendit, të marrin masa urjgentë që të gjobisin të zotët që i shëtisin pa maskën mbrojtëse.

Çfarë ndodhi sot:
Një fëmijë 8 vjeç është kafshuar nga një qen i racës “Pitbull”, duke marrë plagë në këmbë. Djali ishte duke luajtur në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë, kur është sulmuar nga qeni i egërsuar pa maske mbrojtese .

Babai i djalit Marius Spahia rrefen se fëmija i tij është tramatizuar.

“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” tha i ati.

I zoti i qenit jo vetëm nuk ka kërkuar falje sipas babait , as nuk ka dhënë ndihmë, por ka qëndruar indiferent.

“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.

Vete 8 vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.

“Po luaja aty dhe m’u sul qeni. U frikësova shumë. Mami më tha mos qaj bëhu trim,” tha djali.

Elbasan, 58 vjeçari ndërron jetë pas kafshimit të Pitbullit

Një 58-vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen “Pitbull”, dhe ka ndërruar jetë.

58-vjeçari Rifat Bajrami, banues në lagjen “5 Maji”, është sulmuar nga një “Pitbull”.

Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.

Pitbulli kafshon punonjësin e Bashkisë Durrë gjatë ndeshjes së Kombëtares

Një ngjare e pazakontë i ka ndodhur një punonjësi të bashkisë në Durrës, i cili u sulmua nga një qen Pitbull në sheshin kryesor të qyteti ku të gjithë ishin mbledhur për të parë ndeshjen e kombëtares.

Mes tifozëve ka qenë edhe një qytetar me një qen pitbull pa maskë mbrojtëse, i cili ka kafshuar punonjësin e bashkisë. Si rezultat i sulmit nga qeni, punonjësi i bashkisë me detyrë roje, ka përfunduar me pesë të qepura në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Për shkak se është në varësi të bashkisë i dëmtuari nuk ka dashur të identifikohet, por tha se pas mjekimit në urgjencë, nuk kishte me vete as 10 mijë lekë të vjetra për të blerë tetanosin, i cili bëhet pas kafshimit nga kafshët. Pronari i qenit Pitbull u largua menjëherë me shpejtësi pas kafshimit të 50-vjeçarit, e nuk i dha as ndihmën e parë.


35-vjeçarin e kafshon qeni te “Myslym Shyri”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, kur një 35 vjeçar është sulmuar nga tre qen rruge.

Ngjarja kë ndodhur në Rr. “Myslym Shyri”, kur i riu po kthehej natën vonë në shtëpi, pasi kishte përfunduar orarin e punës.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kafshimin e rëndë që ka pësuar i riu në këmbë, i cili më pas përfundoi në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vëllezërit miliarderë kundër Trump…
Previous article Pesticidi i RREZIKSHËM në ushqime/ “Methomyl” i ndaluar që nga 1992, por përdoret sot

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT