• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Liderët gënjejnë për gjatësinë e tyre? Trump më i gjati, Kim Jong-un më i shkurtri
Home
Nderkombetare

Liderët gënjejnë për gjatësinë e tyre? Trump më i gjati, Kim Jong-un më i shkurtri

3 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Në fotografitë e takimit historik ndërmjet presidentëve të dy koreve, Kim Jon-un të Koresë së Veriut dhe Moon Jae-in i Korse së Jugut, shihet se ky i fundit ka shtat më të gjatë, me gjithë stilin e famshëm të flokëve të Kim.

Sipas të dhënave zyrtare të Koresë së Veriut, Kim Jong Un është i gjatë 170 cm, por duket se këto të dhëna nuk janë të sakta dhe ai është së paku 5 centimetra më i shkurtër. Takimi historik i 27 prillit ndërmjet drejtuesve të dy koreve e zbuloi fshehtësinë që Kim e mbajti një kohë të gjatë.

Nga fotografitë e takimit shihet se Kim është më i shkurtër se Moon, i cili është vetëm 167 cm i gjatë.

Kjo do të thotë se diktatori koreano verior është maksimalisht 165 centimetra i gjatë, apo 5 centimetra më i shkurtër se sa të dhënat zyrtare të shtetit të tij, edhe atë duke llogaritur frizurën e tij e cila ia shton pakëz gjatësi.

Në takim, asnjëri prej liderëve nuk mbathi këpucë më të larta se sa ato të zakonshmet për meshkuj.

Shtatlartësi e meshukjve të dinastisë Kim është një temë e ndjeshme në Korenë e Veriu. Babai i liderit të tanishëm, Kim Jong Il, ishte vetëm 158 cm i gjatë dhe mbathtë këpucë kubaneze me taka të larta, për tu dukur më i madh.

Për shtatgjatësinë Kim kishte folur edhe Donald Trump vitin e kaluar kur pati polemika ndërmjet këtyre dyve.

“Pse të më lëndojë Kim Jong Un duke më quajtur plak? Unë nuk do e quaja shtatshkurtër dhe trashullak”, kishte shkruar Trump në Twitter.

Pastaj Trump e quajti Kim’in edhe ‘raketaxhiu i vogël’, por këto thirrje tashmë i kanë lënë prapa, ndërsa pritet të takohen së shpejti, ndërsa kanë filluar të përmirësohen marrëdhëniet.

Por, sa janë të gjatë liderët e tjerë botërorë?

Ashtu si Kim, edhe Trump është akuzuar se gënjen për shtatgjatësinë. Në patentshoferin e tij të vitit 2012 shkruan se është i gjatë 187 cm, por mjeku i tij në raportin mjekësor në janar të këtij viti kishte shkruar 190 cm.

Nga fotografitë ku Trump shihet përkrah ish presidentit Barack Obama, i cili ishte 185 cm i gjatë, vërehet qartë se Trump nuk është 190 cm i gjatë.

Sidoqoftë, Donald Trump është më i gjati ndër liderët botërorë, kurse Kim më i shkurtri, duke pasur gjatësi të njëjtë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Presidenti rus Vladimir Putin është 170 cm i gjatë, ai i Kinës Si Jinping ka 175 cm kurse presidenti francez Emanuel Macron 177 cm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen drejtori i Romës: Po të ishte VAR-i, finalja do të ishte ndryshe
Previous article Venera "përgjon" Lindin/ I publikon një foto duke i bërë BELANË

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT