• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LICENCIMI I MESUESVE të rinj, shtyhet data e provimeve. Këto janë DETJET e reja
Home
Sociale

LICENCIMI I MESUESVE të rinj, shtyhet data e provimeve. Këto janë DETJET e reja

2 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të diplomuarit në mësuesi do të duhet të presin së paku edhe një vit për t’u punësuar. Shkak bëhet mospajisja në kohë me licencën e ushtrimit të profesionit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka shtyrë sezonin e XIV të provimeve për mësuesit, i cili çdo vit bëhet në javën e parë deri në të tretën e muajit korrik.

Ky është njoftimi i QSHAsë, që vjen në kohën kur mësuesit kishin nisur mbledhjen e dokumentacionit të duhur për aplikim. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit në këtë profesion do të zhvillohet nga java e tretë e muajit shtator 2018 dhe në vazhdim”, citohet në njoftimin e QSHA-së.

Kjo gjë ka mërzitur jo pak mësues, të cilët dëshironin të merrnin dokumentin për të aplikuar për punë në vitin e ri shkollor. Kështu, ata penalizohen minimalisht këtë vit. Pas testimit për licencën do t’i nënshtrohen portalit “Mësues për Shqipërinë” për t’u rankuar në bazë të pikëve që sigurojnë në provim. Ndërkaq, ambientet e QSHA-së nuk do të mbeten bosh përgjatë korrikut, kur duhej të testoheshin mësuesit. Për shkak të numrit të lartë të infermierëve të rinj, ata do të kenë një sezon më vete gati një muaj pas përfundimit të provimeve për tetë profesionet e tjera të shëndetësisë.

REGJISTRIMI PËR PROVIM

Ndonëse provimi nuk do të bëhet në kohë, aplikimet do të vijojnë normalisht. Në mesin e muajit qershor pritet të nisin regjistrimet për sezonin e dhjetë të provimeve të shtetit në mësuesi. Për t’u pranuar në provimin për licencën, mësuesit e sapodiplomuar duhet të dorëzojnë pranë zonave apo drejtorive arsimore disa dokumente: Fotokopje të noterizuar të dy diplomave, (bachelor dhe master), fotokopje të kartës së identitetit të noterizuar dhe fotokopje të certifikatës së praktikës.

Për ata që nuk testohen për herë të parë nevojitet vetëm një fotokopje e diplomave. “Të gjithë aplikuesit, të cilët i kanë dorëzuar një herë dokumentet, por kanë munguar në sezonet e më- parshme ose kanë rezultuar jofitues, duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen në provimin e shtetit duke plotësuar dhe dorëzuar kërkesën përkatëse dhe duke sjellë fotokopje të thjeshta të diplomave bachelor dhe master”, citohet në njoftimin e DAR-it Durrës. Dokumentet e listuara në formularin e aplikimit duhet të jenë të gjitha, në të kundërt dosja nuk pranohet dhe kandidati nuk futet në provim.

Ndonëse nuk ka një datë të saktë se kur do të fillojnë, drejtoritë e rretheve janë njoftuar që deri në 30 gusht të dorëzojnë emrat e mësuesve që do të futen në provim shteti. Përpara vlerësimit final që vendos nëse të diplomuarit do të ushtrojnë profesionin e tyre, ata i nënshtrohen një tjetër vlerësimi paraprak, atë për praktikën profesionale.

Ky i fundit formësohet në bazë të portofolit të tyre që ata duhet të plotësojnë paraprakisht dhe që përmban dhjetë dokumente: plani lëndor vjetor, objektiva të arritjeve të nxënësve për një kapitull, plane ditore të orëve mësimore, teste të orëve dhe kapitujve, projekte kurrikulare, shembuj të përdorimit të burimeve të mësimdhënies përveç tekstit, shembuj të metodave të përdorura për të formësuar te nxënësi aftësi të ndryshme, reflektime mbi përvojat e tij gjatë praktikës, vlerësimet mujore nga mentori si dhe vërtetim nga drejtori për pjesëmarrjen në praktikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deschamps godet tifozët e Francës, pasi ata vërshëllyen mesfushorin e talentuar...
Previous article Reginaldo e Sebino Plaku për sulmin, fantazisti tentohet nga Laçi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë Aktualitet

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos

PAMJE NGA ARRESTIMI I EMILJANO NINËS/ Policia jep detaje nga operacioni Aktualitet

PAMJE NGA ARRESTIMI I EMILJANO NINËS/ Policia jep detaje nga operacioni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT