• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LIBRI 500 VJEÇAR/ “Skanderbeg Princi i Epirit” promovohet shqip në Koper të Sllovenisë
Home
Kulturë

LIBRI 500 VJEÇAR/ “Skanderbeg Princi i Epirit” promovohet shqip në Koper të Sllovenisë

15 January, 2019 k.autor Kulturë

Një libër i botuar vitit 1544-n, në gjuhën e vjetër italiane, i titulluar “Commentario de le Cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, Principe di Epyrio”-“Skanderbeg Princi i Epirit” përkthehet pas 500-vjetësh në gjuhën shqip. Ky libër me vlera unikale për historinë e Shqipërisë dhe te rajonit është promovuar në Koper të Sllovenisë. Në çelje të promovimit, kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, Heset Ahmeti, e ka vlerësuar me shumë interes përkthimin e këtij libri, ndërsa për përmbajtjen e librit kanë folur dy përkthyesit e tij: Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka. Më pas, gjatë diskutimeve të hapura u prezantuan të dhëna, fakte e tregues të shumtë rreth figurës së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, mbështetur në dokumentet e kohës.

Në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë anëtarë të Shoqatës Kulturore Shqiptare ‘Iliria” në Koper, kryetarja e Shoqatës Shqiptare “Ecim së bashku” nga Trieste e Italisë, Mardena Kelmendi, veprimtarja e njohur shqiptare Vitore Stefa Leka, studiuesi slloven Peter Štoka, ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, etj. Më pas për të pranishmit përmes një diskutimi të hapur u prezantuan të dhëna, fakte e tregues rreth figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur në dokumente të shekujve më parë. Gjatë veprimtarisë janë prezantuar edhe dy libra të tjerë në gjuhën shqipe, të autorëve Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka, “Gjuha e Albanëve ose Shqiptarëve” dhe “Historia dhe Gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”. Në fund janë shpërndarë edhe libri për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të përshtatur për fëmijë dhe kalendari i përgatitur nga Zyra e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGATITEN PËR SITUTATËN PAS BREXIT/ Atmosfera në Britani si fundi i botës
Previous article ERMAL META MBRON EMIGRANTËT/ Këngëtari i del kundër ministrit Mateo Salvini (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT