Përfshihet në aksident rrugor makina e Ambasadës Ruse në Shqipëri.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Librazhd, te vendi i quajtur “Kthesa e Murashit” e për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i Ambasadës.
Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira për shkak të rreshjeve të shiut dhe infrastuktura e rrugës, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit duke u përplasur me një makinë tjetër tip “Benz”.