• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIBERALIZIMI I VIZAVE ME KOSOVËN/ Veseli, Haradinaj e Limaj bashkë me Thaçin në Bruksel
Home
Rajon

LIBERALIZIMI I VIZAVE ME KOSOVËN/ Veseli, Haradinaj e Limaj bashkë me Thaçin në Bruksel

14 July, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në udhëtimin e tij në Bruksel, për raundin e dytë të takimit të fazës finale të dialogut, do të shoqërohet nga një delegacion i nivelit më të lartë shtetëror të mundshëm.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në takimin e Thaçit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, të mërkurën më 18 korrik, do të jenë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe tre nga zëvendëskryeministrat e tij – Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e lëshuar nga Zyra për media e kryeministrit të Kosovës, ku njoftohet se ditën e premte janë mbledhur krerët e shtetit për t’u marrë vesh që bashkë të shkojnë në Bruksel te Mogherini.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini, në Bruksel”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së kryeministrit.

Sipas njoftimit, “udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës do t’i konfirmojnë Federica Mogherinit përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”.
Delegacioni i Kosovës, megjithatë, nuk do të shoqërojë Thaçin në takimin e paralajmëruar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por vetëm me zyrtaren e BE-së që ndërmjetëson në dialog.

Vendimi për shkuarjen e delegacionit qeveritar bashkë me presidentin është marrë në takimin e dytë të mbajtur gjatë ditës së premte. Në takimin e parë, që u mbajt në mëngjes, presidenti dhe përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisë patën në diskutim një platformë të re, të propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadori i Francës, Chabert: Kosova duhet ta bindë BE-në se ka instaluar drejtësi të pakompromis
Previous article 613 KILOGRAMË KOKAINË NË KAMIONIN E BANANEVE/ Pse nuk po ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj? Prej DY muajsh...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT