Parlamenti sapo ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke shëenuar një moment historic për vendin që para 10 vjetësh shpalli pavarësinë.
420 eurodeputetë kanë votuar pro ndërsa kundër 186 kundër. Ndërkohë që abstenime ishin 22. Urimi i parë për Kosovën ka ardhur nga ish-ministreja e Integrimet Klajda Gjosha ku shprehet, se lajm i jashtëzakonshëm për një popull që ka lëvizur i lirë atëherë kur të gjithë ne kishim mure.
Postimi i plotë
Parlamenti Europian sapo ka votuar pro liberalizimit të vizave me Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për një popull që ka lëvizur i lirë atëherë kur të gjithë ne kishim mure dhe sot në 2018 ende diskutohet lëvizja e tyre e lirë.
Kjo është përgjigjia më e mirë që mund t’i jepet debatit të fundit lidhur me ridizenjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ballkani nuk ka nevojë për më shumë kufij por për një bashkëjetesë më të mirë mes tij dhe Bashkimit Europian.
Shpresoj shumë që të gjitha institucionet e tjera Evropiane dhe sidomos Keshilli i Ministrave të BE të miratojë këtë vendim të sotëm të Parlamentit Evropian. 🇪🇺
🇽🇰


