• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIA E MAJMUNËVE MBERRIN NË KOSOVË? Regjistrohet një rast i dyshuar. Ja procedurat që ndiqen
Home
Rajon

LIA E MAJMUNËVE MBERRIN NË KOSOVË? Regjistrohet një rast i dyshuar. Ja procedurat që ndiqen

4 June, 2022 F.autor Rajon

Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dyshimtë se mund të jetë infektuar me linë e majmunëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 3 qershor kanë nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox).

Pacienti është një burrë i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Sipas ministrisë, pacientit i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëdentësisë në Hollandë.

“Presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas MSH-së, pacienti është në gjendje stabile dhe në izolim.

Lia e majmunëve është zbuluar për herë të parë në majmunë, në vitin 1958, në Afrikë. Rasti i parë në njeri është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tash, lia e majmunëve ka qenë e përqendruar vetëm në një numër të vogël të vendeve afrikane. Rastet e eksportuara tjetërkund kanë qenë të rralla ose joekzistente.

Por, javëve të fundit, ato janë shfaqur shpejt në disa shtete të Evropës, SHBA-së, Australisë e të tjera. Numri i tyre ka arritur tashmë në disa qindra.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), simptoma klasike e lisë së majmunëve është skuqja e lëkurës, që shpesh fillon në fytyrë dhe pastaj përhapet në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme, derisa shndërrohet në puçrra, të cilat pastaj egërsohen dhe bien.

Simptomat tjera përfshijnë edhe ethe, kokëdhimbje, ënjtje dhe dhimbje muskujsh. Sëmundja, sipas OBSH-së, përhapet nga kontakti i afërt me një person ose kafshë të infektuar. Ajo i ka dy variante: i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve. Rastet aktuale – jashtë kontinentit afrikan – janë raportuar si variant i Afrikës Perëndimore./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA "DEFENDER 21" TEK PRESIDENCA/ Gjeneral Begaj gëzon mbështetjen e plotë të amerikanëve
Previous article MESAZHI I PLOTË/ Do të votohet sot për president, Begaj: Shqipërinë mbi gjithçka

F.autor

Postime të ngjashme

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT