• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEZHJANI  I VDEKUR NË GREQI/ Vëllai: Nipi ishte i pafajshëm, ju lutem…
Home
Aktualitet
Kronikë

LEZHJANI I VDEKUR NË GREQI/ Vëllai: Nipi ishte i pafajshëm, ju lutem…

22 February, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Mirash Luli, 48-vjeçari nga Lezha që u gjet i vdekur tre ditë më parë në Selanik të Greqisë nuk është vrarë nga i biri, por humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Kjo gjë është faktuar nga ekspertiza mjeko ligjore duke çliruar në këtë mënyrë nga akuzat të birin 20-vjeçar, i cili ishte ndaluar si i dyshuar për vrasje. Gjykata e Selanikut e ka shpallur të pafajshëm djalin 20-vjeçar, i cili u lirua.

Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur një natë më parë në familjen që banon në Tale të Lezhës, ku do t’i jepet edhe lamtumira e fundit.

Vëllai i viktimës Agustin Luli ndërsa theksoi pafajësinë e nipit të tij, kritikoi raportimet e mediave që sipas tij i kanë krijuar shqetësime të mëdha familjes.

 “Jemi të rënduar dhe jam shumë i indinjuar ndaj mediave që kanë spekuluar mbi hallin tonë, mbi dinjitetin e familjes e fisit tonë e të krejt kësaj zone, të cilët e dinë vet se çfarë kanë shkuar. Do ju lutesha të përgënjeshtrojnë e t’i kërkojnë ndjesë familjes sonë sepse na kanë vënë para një situate shumë të vështirë”, thotë vëllai i 48-vjeçarit.

Mirash Luli u gjet i pajetë 3 dite me parë në një fshat të Selanikut dhe policia ndaloi për këtë ngjarje të birin 20-vjeçar, pasi dyshohej se mes tij dhe babait kishte pasur një konflikt që mund të kishte çuar në vrasje.

Por pas hetimeve dhe ekspertizës rezultoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO VIJNË SË SHPEJTI/ Ja kush janë 5 funksionet e reja të WhatsApp
Previous article JAVA E MODËS/ Ja sa e thjeshtë ishte të mashtroje Philipp Plein dhe ti vidhje 1 milion dollarë

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT