• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LEZHË/ Laguna e Kune-Vainit pret vizitorët e parë të huaj këtë vit
Home
Ne sytë e të huajve

LEZHË/ Laguna e Kune-Vainit pret vizitorët e parë të huaj këtë vit

4 January, 2020 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Laguna e Kune-Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë.

Parku i kësaj lagune cilësohet si një nga më interesantët dhe gjithnjë e më shumë po tërheq vizitorë të huaj dhe vendas.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura të Lezhës bën të ditur se edhe në këtë fillimviti, laguna priti vizitorët e saj të parë.

“Në lagunën e Vainit patëm turistët e parë për vitin 2020. Ata ishin një çift zviceran, të cilët stafi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Lezhës i shoqëroi në lagunë me varkë duke u dhënë informacionet e nevojshme. Na thanë që është një vend i mrekullueshëm dhe jo vetëm që do të ktheheshin patjetër, por do t’ia sugjeronin edhe miqve të tjerë të tyre”, thuhet në njoftimin e ADZM-së së Lezhës.

Laguna e Kune-Vainit është rreth 8 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit.

Në përbërje të Lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës arrin akordin me mesfushorin e Kombëtares... (FOTO)
Previous article FOTOLAJM/ Kur bakllavaja të del si... lakror Korçe!

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT