Kampioni i Spanjës, Real Madrid ka kthyer edhe një herë tjetër vëmendjen nga sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski e kishte pranuar se ëndrra e tij ishte që një ditë të luante për Real Madridin.
Pavarësisht se Reali dështoi dy herë ta transferonte atë, ëndrra e tij ende mund të bëhet realitet, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.
Reali do të tentojë për herë të tretë transferimin e 29 vjeçarit, i cili ende pëlqehet në Madrid dhe shihet si sulmuesi ideal në partneritet me Cristiano Roanldon.
Spanjollët një herë kishin dështuar transferimin e tij sa ishte në Dortmudn dhe një herë tjetër në Bayern.