Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) “ndez motorët” sot nis puna. 8 prokurorët janë betuar mëngjesin e djeshëm në Presidencë tek presidenti, Ilir Meta.
Me ngritjen e SPAK janë shkrirë automatikisht Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pas 15 vitesh nga krijimi i tyre dhe në fokus të tij do të jenë hetimet pasurore të cilat do të çrrënjosin grupet kriminale duke ju bllokuar asetet.
Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani kanë marrë zyrtarisht detyrën, si anëtarë të një prej institucioneve më të reja dhe të rëndësishme të drejtësisë. Nga ku Arben Kraja me 6 vota nga kolegët e tij u zgjodh kreu i ri i SPAK. Meta bën një lëvizje “qesharake”, fill pasi anëtarët e SPAK u betuan në Presidencë ai takon ish-deputetin Ervin Salianji.
Ish-deputeti i partisë demokratike Ervin Salianji u dënua nga gjykata për inskenimin e çështjes “Babale” me 1 vit burg. Ndërsa presidenti Meta i cili nga njëra anë po dekreton drejtësinë e re nga ana tjetër merr në mrojtje ish-deputetin e dënuar me burg. Ai i kërkoi Salianjit siaps zëdhënësit të tij, që të mos e humbë besimin sepse tani do ta ndjekë ai këtë çështje.
Pra Presidenti Meta premton se do të bëjë drejtësi për këtë çështje duke kërkuar gjykim shterues dhe transparent. Meta dhe Bersha as nuk e përshëndeti, ngritjen e SPAK siç bënë liderët e tjerë politik çka lë të nëkuptoj se pas Dvoranit Meta do sulmoj SPAK dhe të bëjë “drejtësi” për Salianjin.
/AlpeNews.al