Me ardhjen e Ardi Veliut, si drejtori i policisë së shtetit, kanë ndodhur njëkohësisht dhe levizje në strukturat e policisë.
Aida Hajnaj, është emëruar si zëvëndës drejtore e policisë së shtetit.
Fill pas saj, Kastriot Skënderi është emëruar drejtori i policisë së Tiranës, detyrë të cilën e mbante më parë Ardi Veliu.
Skënderi ka qenë më parë drejtori i policisë së Gjirokastrës dhe Vlorës. Ai ka drejtuar policinë e Gjirokastrës në vitin 2015, në kohën e ndërhyrjes në Lazarat ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha. Pas kësaj detyre ai u emërua Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit Tiranë.
Ne kete detyre ishte komanduar pak dite me pare, Dhimitraq Ziu.
Ndërkohë në 24 janar, Skënderi ishte në listën e drejtuesve që morën gradën “Drejtues i parë” bashkë me Ardi Veliun bashkë me Bledar Çelikun, i cili është emëruar Drejtor i Njësisë së Task Forcës.
/AlpeNews.al/



