• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT/ Ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat e Korçë, transferime edhe në Tiranë
Home
Breaking News

LËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT/ Ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat e Korçë, transferime edhe në Tiranë

1 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Ndërkohë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshime ka edhe në strukturat drejtuese të Policisë së Beratit dhe Korçës. Drejtuesi Luigj Vathi, nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Në të njëjtën kohë, Drejtuesi Gëzim Zhupaj, i cili drejtonte Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është transferuar dhe emëruar Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Lëvizjet kanë prekur edhe strukturat e Policisë së Tiranës. Kryekomisari Dashnor Muhaj, i cili mbante postin e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Muhaj është emëruar Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUSHTE DHE TË BËRTITURA/ Publikohet VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën
Previous article E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

s.autor

Postime të ngjashme

GRUSHTE DHE TË BËRTITURA/ Publikohet VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën Aktualitet

GRUSHTE DHE TË BËRTITURA/ Publikohet VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT