Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi i thote lamtumire Partise Demokratike (PD) dhe ka bere gati planet per nje grup te ri parlamentar, te pavarur.
”Rreth 30 deputetë, përfshirë ministren e Bujqësisë, Teresa Bellanova, do të bashkohen në partinë e re, ende të paemëruar”, ka thene ai.
Ai i ka bere telefonate kryeministrit Giuseppe Conte, per ta njoftuar per kete vendim.
“Më pëlqen vërtetë kur thonë së jam politikisht i vdekur. Personi i fundit që mendoi këtë ende po rimerr veten”, ka bere me dije Renzi.
Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe Lëvizja 5 Yjet (M5S), dy ish-armiq të betuar, kanë bashkuar forcat duke vënë në opozitë liderin ekstremist të djathtë, Matteo Salvini. Renzi ishte një arkitekt kryesor i kësaj aleance të pagjasë.


