• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Levizja Socialiste për Integrim, historia e një partie që i eleminoi të gjithë themeluesit e saj
Home
Ekskluzive

Levizja Socialiste për Integrim, historia e një partie që i eleminoi të gjithë themeluesit e saj

6 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Historia e partisë së themeluar nga Ilir Meta, LSI në 6 shtatorin e vitit 2004, nuk ndryshon aspak nga historia e të gjitha partive të tjera politike të ish lindjes komuniste të Europës Lindore që kanë lindur këto 30 votet e fundit pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Edhe ajo si gjithë të tjerat, i ka ngrënë kokën të gjithë themeluesve të vet, për ta nisur historinë të shkruar prej njerëzve të saj vetë në Wikipedia, vetëm tani vonë në 2017.

Lëvizja Socialiste për Integrim u shkëput nga Partia Socialiste, kur në pushtet ishte qeveria e Kryeministrit Fatos Nano dhe brezi i ri i politikanëve nuk ia kishte dalë që ta eleminonte kryetarin e parë të kësaj partie. Ilir Meta, mori me vete një pjesë të socialistëve që kishin milituar, ishin rritur dhe ishin zgjedhur në forumet e larta të kësaj partie, por edhe personalitete nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Rreth Ilir Metës u grumbulluan që nga Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho, Fatos Klosi, Dritan Prifti, Lefter Koka e shumë të tjerë. Kishte shumë prej tyre që besonin vërtetë se kjo parti e re, përmes drejtimit të një politikani të ri dhe ambicioz si Ilir Meta, nuk do të bënte disa nga gabimet që kishte bërë Fatos Nano nën drejtimin e socialistëve pas 1997 sidomos, kur sollin zhgënjim në radhët e së majtës.
Ilir Meta i kishte ngjitur të gjitha shkallët e karrierës përmes PS, që nga deputet disa herë, Kryetar i FRESSH, ministër, zv. Kryeministër dhe Kryeministër. Ishte periudha e 2001 kur ai ishte në krye të qeverisë kur PS fitoi zgjedhjet të cilat në një pjesë të tyre, u kentestuan. Gjë që çoi në marrëveshjen e 2002 mes Fatos Nanos dhe Sali Berishën, çka praktikisht filloi ngjitjen e PD drejt pushtetit dhe rënien e PS. Për shkak edhe të përçarjes që krijoi Ilir Meta përmes krijimit të LSI, më 2005, PS kaloi në opozitë dhe Berisha u rikthye në pushtet.

Por vitet do të kalonin shpejt dhe pothuajse të gjithë themeluesit e LSI tani janë zëvendësuar nga djem dhe vajza të reja pa kontribut dhe identitet politik. Madje, edhe brezi i dytë i politikanëve të rëndësishëm të kësaj partie si Nasip Naço, Edmond Haxhinasto, Sokol Dervishaj apo Edmond Panariti, janë spostuar dhe me siguri që nuk do të figurojnë më në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Kjo metamorfozë, tregon se partia që lindi 16 vjet më parë për të qenë një alternativë politike ndryshe, nuk është gjë tjetër, thjeshtë një kopje më shumë e partive të vjetra. Një histori që i ka ndjekur prej dekadash partitë politike shqiptare, që nga PKSH që me Enver Hoxhën në krye i hëngri kokën të gjithë themeluesve të vet, e deri tani vonë tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha në PD, që kanë larguar sistematikisht themeluesit dhe kontributorët realë të kësaj partie.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATIONS LEAGUE/ Spanja shkatërron Ukrainën, Gjermania “shtanget” nga Zvicra
Previous article HELMIMI LIDERIT RUS/ Gjermania kërcënon Rusinë: Shpresojmë mos na detyroni të ndryshojmë mendim për "Nord Stream 2"

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia Aktualitet

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT