Lëvizja Kombëtare e Leximit nuk e ndal “udhëtimin” dhe gjatë këtyre ditëve të fillim janarit përsëri me në fokus brezin e ri për të siguruar lexues të së ardhmes.
Takimi i librit këtë radhë u ndal në bibliotekën e Pogradecit, ku të rinjtë shfaqën një interes të lartë për të lexuar dhe gjithashtu ndihmuan për të shkarkuar librat e rinj që u shtohen bibliotekës së qytetit të Pogradecit.
Fondit të bibliotekës librat iu dhuruan nga Ministria e Kulturës dhe donatorë të tjerë.
Lexues ka dhe jashtë kryeqytetit, ka lexues të apasionuar të cilët do bëhen lexues të përhershëm në të ardhmen prandaj dhe kjo lëvizje po bën të mundur pasurimin e bibliotekave jashtë kryeqytetit ku të rinjtë të kalojnë kohën e lirë në mënyrë produktive.
Bibliotekat publike dhe ato të shkollave marrin një rëndësi të madhe veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta. /a.a/j.p/