Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri vijon kritikat në drejtim të lidershipit demokrat përsa i përket strategjisë së aksionit opozitar. Kulluri thotë se opozita e “ç’bashkuar” pasi la popullin opozitar rrugëve pa asnjë bashki, tani do të hyjë në zgjedhje me Ramen e bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë ose bëjnë lobim për integrimin, referuar deklaratave të Bashës.
“Ministrat e Rames “hedhin topa me radare njeri-tjetrit” se kush kishte me shume pergjegjesi per trafikun e paprecedente te droges, kurse lideret e opozites luajne “e ka kush e ka me zgjedhjet”! Njera pale mori ne qafe njerezit duke e bere hashashin biznesin me te madh te 2013-2017 e kriminalizuar shoqerine, ndersa keta te opozites se “c’bashkuar” pasi lane popullin opozitar rrugeve pa asnje bashki, tani duan te hyjne ne zgjedhje me Ramen e bejne sikur s’ka ndodhur gje ose bejne lobim per integrimin! Turpi nuk eshte i ketyre por i atyre njerezve qe vazhdojne e bejne sehir duke u sherbyer e besuar!” shkruan ai.