• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËVIZJA E GYLENIT/ Ja kush është organizata që qeveria turke e quan terroriste dhe përse akuzohet nga Erdogan
Home
Nderkombetare

LËVIZJA E GYLENIT/ Ja kush është organizata që qeveria turke e quan terroriste dhe përse akuzohet nga Erdogan

24 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Turqia ka kohë që u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet (nga turqishtja – shërbim) të klerikut Fethullah Gylen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Kleriku Gylen fitoi famë në vitet 60, si predikues fetar në lutjet e së premtes në Turqi.

Ai proklamon se përqafon islamin e moderuar dhe tolerant dhe mbështetësit e tij thonë se kjo lëvizje promovon altruizmin, punën dhe edukimin. Megjithatë, disa qeveri e shohin lëvizjen e tij si kërcënim për shkak të rrjetit që ka në mesin e biznesmenëve të pasur dhe ndikimit që ushtron përmes qendrave arsimore. Erdogan thotë se Gyleni qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi. Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe shumë t ë tjerë janë larguar nga puna, pas dyshimeve se janë “gylenistë”, apo ndjekës të klerikut Gylen. Në mesin e të akuzuarve si gylenistë janë shumë profesorë, aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe zyrtarë të administratës turke. Rivaliteti në mes të Erdoganit dhe Gylenit nuk ka ekzistuar gjithmonë. Në fakt, lëvizja e Gylenit ka qenë një mbështetëse e fuqishme e Erdoganit.

Gylen, përmes mediave që e kanë mbështetur atë dhe lëvizjen e tij, ka ndihmuar që partia e presidentit turk, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, të vijë në pushtet më 2002. Megjithatë, marrëdhëniet mes Erdoganit dhe Gylenit u prishën, për shkak të, siç është thënë, dallimeve në çështjen e ndarjes së pushtetit dhe për stilin autoritar të udhëheqjes së presidentit turk. Në maj të vitit 2016, Turqia zyrtarisht e ka njohur lëvizjen e klerikut Gylen, si grup terrorist. Erdogan për një kohë të gjatë ka akuzuar Gylenin dhe mbështetësit e tij, se dëshirojnë të bëjnë grusht-shtet. “Ne nuk do t’i lëmë ata që përçajnë kombin”, kishte deklaruar Erdogan, në ditën kur zyrtarisht organizata e Gylenit u shpall si grup terrorist në Turqi, shtet në të cilin njihet me akronimin FETO. Akuza për grusht shtet ndaj gylenistëve, Erdogan kishte bërë pas një skandali të korrupsionit më 2013, ku ishin përfshirë disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Skandali kishte të bënte me akuzat ndaj zyrtarëve shtetërorë që ishin pasuruar duke përdorur fondet shtetërore për të blerë ari nga Irani, dhe për të ndihmuar Teheranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor. Turqia vazhdimisht ka kërkuar ekstradimin e Gylenit nga SHBA-ja. Pas tentim puçit më 2016, Ankaraja ka shtuar kërkesat për një ekstradim të tillë, por Uashingtoni zyrtar ka kërkuar prova që dëshmojnë për përfshirjen e Gylenit në puç.

Ky i fundit, vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin si organizatë terroriste Lëvizjen Hizmet, veprim që ka acaruar marrëdhëniet dikur të afërta mes Amerikës dhe Turqisë, duke i sjellë ato në pikën e tyre më të ulët në dekadat e fundit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI KURRË MË PARË/ Fatma Haxhialiu vjen si aktore dhe ja ku do ta shohim
Previous article NDARJA NGA JETA E PIKTORIT TË NJOHUR SHIPTAR/ Homazhet për Sali Shijakun të dielën tek Teatri i Operas dhe Baletit. Veliaj: Ishte ikonë e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT